Friday, March 29, 2024

Iran: Kreu i IAEA-së Hedh Dyshime mbi të Ardhmen e JCPOA-së

Në një intervistë me NBC News, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ka thënë se monitorimi në një kompleks bërthamor iranian në Karaj nuk ka qenë “i paprekur” pasi pajisjet e mbikëqyrjes atje kanë qenë të dëmtuara.

Fuqitë botërore vazhdojnë përpjekjet për ta ringjallur paktin ndërkohë që Teherani vazhdon veprimet e tij provokative, duke konfirmuar faktin që çdo përqasje e dobët ndaj regjimit do ta trimëronte Teheranin për të vazhduar me shantazhet e tij bërthamore.

Mahmoud Nabaviyan, anëtar i Komisionit Special për Hetimin e Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) si dhe anëtar i bordit të Komisionit për Nenin-90 të parlamentit të regjimit, së fundmi ka pohuar se Reaktori i Arakut i ka dhënë regjimit 9 kg plutonium në vit, mjaftueshëm për prodhimin e një bombe.”

“Sa i rëndësishëm është për ne reaktori [i Arakut]? Ai ka prodhuar 9 kilogramë plutonium në vit, mjaftueshëm për një bombë… Në varësi të teknologjisë së tij, një shtet mund ta prodhojë një bombë me tre deri në shtatë kilogramë plutonium. Zotërimi i një reaktori të tillë do t’i dërgonte një mesazh Izraelit se, nëse bën një gabim kundër Iranit, ne e kemi atë që na nevojitet [për t’u hakmarrë],” u mburr Nabaviyan më 17 tetor në një intervistë me televizionin shtetëror.

Në maj, Grossi konfirmoi shantazhet bërthamore të regjimit kur tha se shkeljet sistematike nga ana e Iranit e kanë bërë “të pamundur” plotësimin e kushteve origjinale të marrëveshjes. “Irani ka akumuluar njohuri, ka akumuluar centrifuga, dhe ka akumuluar material,” shpjegoi ai para se të bënte thirrje për një marrëveshje alternative ose suplementare për të adresuar çështjet e reja që kanë lindur.