Tuesday, December 7, 2021

Iran: Mesazhi i Zonjës Maryam Rajavi Pas Publikimit të Raportit të IAEA  dhe Komenteve të Drejtorit të Përgjithshëm të Kësaj Agjencie

Pas raportit të IAEA dhe komenteve të drejtorit të përgjithshëm të kësaj agjencie, zonja Rajavi tha:

  • Regjimi klerikal nuk e ka braktisur projektin për një bombë atomike dhe është duke vazhduar me punimet e tij klandestine.
    • Implementimi i gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit, mbyllja e komplekseve bërthamore, dhe inspektimet në çdo kohë e në çdo vend janë të nevojshme për të mos lejuar që regjimi të prodhojë një bombë.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka thënë se raporti më i fundit i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe komentet e drejtorit të përgjithshëm të saj tregojnë edhe një herë se, për të garantuar mbijetesën e vet, regjimi klerikal nuk e ka braktisur projektin e bombës atomike. Raporti tregon gjithashtu se, për të fituar kohë, regjimi e ka vazhduar politikën e tij të fshehtësisë për ta mashtruar komunitetin ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, regjimi po u bën shantazh bashkëbiseduesve të huaj që t’ia heqin sanksionet e të mos u kushtojnë vëmendje programeve të tij raketore, eksportit të terrorizmit, dhe ndërhyrjeve kriminale në rajon.

Znj. Rajavi shtoi se, siç ka deklaruar vazhdimisht Rezistenca Iraniane, hyrja përsëri në fuqi e gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB kundër regjimit, mbyllja e komplekseve bërthamore dhe inspektimet në çdo kohë e në çdo vend janë të domosdoshme për të mos lejuar që regjimi të prodhojë një bombë.

Sipas raportit të ri të IAEA, pavarësisht marrëveshjes së mëparshme, regjimi klerikal refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të IAEA-së lidhur me katër komplekse të debatuara dhe (për të fituar kohë) i ka shtyrë bisedimet deri pas zgjedhjeve presidenciale. Sipas raportit, rezervat e regjimit me uranium të pasuruar janë bërë 16 herë më të mëdha sesa limiti i lejuar nga pakti bërthamor. Është tepër shqetësues prodhimi i 2.4 kg uranium të pasuruar me 60% dhe i rreth 62.8kg uranium të pasuruar me 20%.

Mëngjesin e sotëm, në hapjen e mbledhjes së Bordit të Guvernatorëve, Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, tha: Pavarësisht kushteve të pranuara, “Pas shumë muajsh, Irani nuk i ka dhënë shpjegimet e nevojshme për praninë e thërrmijave të lëndëve bërthamore…Gjendemi përballë një vendi që ka një program bërthamor të avancuar e ambicioz dhe që po e pasuron uraniumin shumë afër nivelit të duhur për prodhimin e armëve.” Komentet e Z. Grossi, të raportuara sot edhe nga Reuters, përsërisin se “Mungesa e sqarimit për pyetjet e agjencisë për sa i përket saktësisë dhe integritetit të Deklaratës së Masave Mbrojtëse të Iranit do ta pengojë në mënyrë serioze aftësinë e agjencisë për të garantuar natyrën paqësore të programit bërthamor të Iranit.”