Sunday, April 11, 2021

Iran: Ministri i Inteligjencës Bën Pohimin e Paprecedent se Regjimi po Kërkon të Prodhojë një Bombë Bërthamore

Mahmoud Alavi, Ministri i Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) i regjimit klerikal

Ndonëse ka korrur përfitime nga pakti bërthamor, regjimi nuk e ka ndalur asnjëherë projektin e armëve bërthamore

Në një intervistë me televizionin shtetëror, Mahmoud Alavi, Ministri i Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) i regjimit klerikal, bëri pohimin e paprecedent se regjimi klerikal po kërkon të prodhojë një bombë bërthamore. Duke cituar fatwa-n absurde të Khamenei-t, ai tha: “Fatwa ndalon prodhimin e armëve bërthamore, por nëse ata e shtyjnë Iranin në ato drejtime, nuk e ka fajin Irani. Fajin e kanë ata që e shtynë Iranin në atë drejtim.” Ai iu referua gjithashtu disa prej hapave të ndërmarrë nga regjimi për të prodhuar një bombë atomike: “Në kërkim dhe zhvillim kemi bërë hapa të mëdhenj që duheshin testuar, dhe reduktimi i detyrimeve tona ndaj JCPOA-së na e ka dhënë mundësinë për t’i testuar ato.”(Televizioni shtetëror, 8 shkurt 2021)