Friday, March 29, 2024

Iran: Pasurim 20% dhe Përgatitja e Terrenit për Pasurim Edhe Më të Lartë – Nevoja për të Implementuar Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

 

Hamburg Intelligence Agency Cites Iran Regime’s Nuclear AmbitionsNë një përpjekje të qartë për t’u bërë shantazh bashkëbiseduesve perëndimorë, Behrouz Kamalvandi, zëvendës zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të regjimit iranian, ka kërcënuar se regjimi do ta pasurojë uraniumin deri në 90 përqind. Kjo tregon sërish se regjimi klerikal nuk e ka braktisur asnjëherë idenë e prodhimit të një bombe atomike. “Mund ta pasurojmë (uraniumin) lehtësisht në çfarëdo përqindje, madje mbi 40%, 60%, apo 90% … Megjithatë, rezoluta e parlamentit thotë se, nëse është nevoja për pasurim mbi 20%, organizata duhet ta realizojë këtë, dhe Organizata e Energjisë Atomike do të bëjë kërkimet e veta lidhur me këtë.”

Në një deklaratë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha të hënën, më 4 janar 2021, se “Irani sot ka nisur të ushqejë me uranium të pasuruar që më parë deri në 4.1 përqind U-235 gjashtë kaskada centrifugale në kompleksin e Pasurimit të Lëndës Djegëse në Fordoë për pasurim të mëtejshëm deri në 20%.”

Më 6 janar, Ali Rabiei, zëdhënësi i Rouhani-t, shpalli fillimin e pasurimit në 20% në kompleksin e Fordoë me urdhër të Rouhani-t, duke thënë: “Procesi i injektimit të gazit në centrifuga ka nisur pak orë më parë dhe produkti i parë i gazit uranium hekzafluorid (UF6) do të dalë për pak orë.” (agjencia e lajmeve Mehr, 4 janar 2021)

Ali Akbar Salehi, kryetari i Organizatës së Energjisë Atomike të regjimit, tha për televizionin shtetëror më 6 janar 2021 se: “Rouhani ka dhënë urdhër për sigurimin e fondeve të nevojshme për projektin e pasurimit në 20% …” (IRNA, 6 janar 2021)

Veprimet e regjimit klerikal gjatë vitit të shkuar, fillimi i pasurimit me 20%, dhe përgatitjet për pasurim deri në 40, 60, dhe 90% konfirmojnë faktin që regjimi nuk e kishte braktisur asnjëherë projektin për ndërtimin e një bombe atomike.

Duke shfrytëzuar situatën politike në Shtetet e Bashkuara, regjimi klerikal ka ndërmend t’u bëjë shantazh bashkëbiseduesve perëndimorë që t’ia heqin sanksionet, të mbyllin njërin sy për sa i përket programeve të tij raketore e bërthamore dhe ndërhyrjeve kriminale në rajon. Siç ka deklaruar vazhdimisht Rezistenca Iraniane, rikthimi i gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit, ndalimi i plotë i pasurimit, mbyllja e komplekseve bërthamore, dhe lejimi i inspektimeve në çdo kohë e vend, janë të domosdoshme për të parandaluar sigurimin e një bombe bërthamore nga ana e regjimit.