Home News Nuclear IRAN: “Reaktori i Arakut na Ka Dhënë 9 Kg Plutonium në Vit, Mjaftueshëm për një Bombë Bërthamore”

IRAN: “Reaktori i Arakut na Ka Dhënë 9 Kg Plutonium në Vit, Mjaftueshëm për një Bombë Bërthamore”

0
IRAN: “Reaktori i Arakut na Ka Dhënë 9 Kg Plutonium në Vit, Mjaftueshëm për një Bombë Bërthamore”

Iran: Anëtari i Komisionit Parlamentar të Regjimit për Marrëveshjen Bërthamore:

“Reaktori i Arakut na Ka Dhënë 9 Kg Plutonium në Vit, Mjaftueshëm për një Bombë”

Në një pohim të paprecedent, kleriku Mahmoud Nabaviyan, anëtar i Komisionit Special për Hetimin e Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPoA) dhe anëtar i bordit të komisionit parlamentar për Nenin-90, tha se qëllimi kryesor i Reaktorit të Arakut është të prodhojë një sasi të mjaftueshme plutoniumi për të prodhuar një bombë atomike. Në një intervistë me televizionin e regjimit të dielën më 17 tetor, ai tha: “Sa i rëndësishëm është reaktori (i Arakut) për ne? Ai ka prodhuar 9 kilogramë plutonium në vit, mjaftueshëm për një bombë… Në varësi të teknologjisë që disponon, një shtet mund të prodhojë një bombë me tre deri në shtatë kilogramë plutonium. Zotërimi i këtij reaktori do t’i dërgonte një mesazh Izraelit se, nëse bën një gabim kundër Iranit, ne e kemi atë që nevojitet (për t’u hakmarrë)!” Ai shtoi: “Çdo vit, në reaktorin e Bushehrit futen 30 ton karburant, dhe mbajtja e mbetjeve të lëndës djegëse në Iran shërben si paralajmërim për Izraelin dhe armiqtë … Me një teknologji të quajtur riprocesim, mund të (prodhohet) plutonium nga këto mbetje të lëndës djegëse. Plutoniumi është paralajmërim për armikun që të mos bëjë gabime. Është koefiçenti i sigurisë së kombit.” Gjatë kësaj interviste, ai e theksoi vazhdimisht fetvan e pavërtetë e qesharake të Khamenei-t që deklaron se bomba atomike është e ndaluar, dhe që, pa dyshim, është bërë për të gënjyer të huajt.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Ali Akbar Salehi, ish-kreu i Organizatës së regjimit për Energjinë Atomike, ka thënë për televizionin shtetëror më 23 janar 2019: “Bleva tuba të ngjashëm për cisternën me lëndë djegëse të reaktorit të Arakut, dhe vetëm një person në të gjithë vendin, zyrtari më i lartë i sistemit, e dinte këtë. I nxorëm tubat dhe i mbushëm me çimento, por tani kishim tubat zëvendësues … Lideri Suprem nuk e ka lejuar industrinë bërthamore të ndalojë për shkak të paktit bërthamor (JCPoA), dhe ne po e vazhdojmë eksplorimin dhe ekstraktimin po aq fuqishëm sa më parë.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here