Wednesday, October 20, 2021

Iran: Shkaku i Kërcënimeve Bërthamore Gjithnjë e më Specifike të Regjimit Iranian

 

Iran's regime announced it will breach its commitments under 2015 nuclear deal with world powers. This a part of regime’s nuclear extortion. Javën e shkuar, regjimi iranian shpalli që po fillonte punën për pasurimin e uraniumit deri në 60 përqind. Në shërbim të këtij qëllimi, tha Zëvendës Ministri i Jashtëm Abbas Araqchi, “1,000 centrifuga të tjera me kapacitet 50 përqind më të madh do t’u shtohen makinerive ekzistuese në Natanz.” Kjo deklaratë nënvizon faktin që Teherani po i vazhdon, madje po i përshpejton shkeljet e tij ndaj Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit në po të njëjtën kohë kur partnerët e tij europianë në negociata po bëjnë çfarë të jetë e mundur për ta rikthyer në fuqi këtë pakt bërthamor të 2015-ës.

Kërcënimi për pasurim deri në 60 përqind është konfirmimi më i fundit për faktin që Irani nuk i merr negociatat seriozisht. Që kur u shfaq perspektiva e rikthimit të SHBA tek JCPOA, zyrtarët iranianë kanë këmbëngulur që sanksionet amerikane duhet të hiqen menjëherë dhe plotësisht, pa marrë parasysh statusin e shkeljeve gjithëpërfshirëse të paktit nga ana e Teheranit.

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit, Ëendy Sherman, tha gjatë seancës së saj të konfirmimit: “Faktet në terren kanë ndryshuar, gjeopolitika e rajonit ka ndryshuar, kështu që rruga që duhet ndjekur duhet të ndryshojë gjithashtu.” Një koment i tillë bëhet edhe i rëndësishëm nga fakti që Sherman ka qenë udhëheqëse e skuadrës amerikane në negociatat kur JCPOA po merrte formë nën administratën Obama. Nëse ajo e pohon nevojën për ndryshim, atëherë Teherani nuk ka se si të shpresojë që ta bindë botën se ka më shumë vlerë status quo-ja. E megjithatë, është pikërisht kjo ajo që Teherani po përpiqet të bëjë, për arsyen e thjeshtë që regjimi iranian nuk ka alternativë tjetër.

Sigurisht, Teherani do të kishte patur plot mundësi të tjera nëse do të kishte qenë ndonjëherë i gatshëm të negocionte në mirëbesim. Por ngurrimi i regjimit për të hedhur edhe një hap të vogël larg pozicionit që ka marrë që më përpara është dëshmi për faktin që kushtet e JCPOA-së ishin maksimumi absolult që Teherani do të kishte qenë i gatshëm të pranonte ndonjëherë. Kjo duhet të na alarmojë, duke marrë parasysh edhe se tërheqja e SHBA-së nga kjo marrëveshje në maj 2018 u mbështet nga një numër i madh komentatorësh e politikëbërësish, si brenda SHBA, ashtu edhe tek aleatët e tyre, veçanërisht në Lindjen e Mesme.