Friday, December 3, 2021

Irani Vazhdon me Shantazhet e Tij Bërthamore për Shkak të Politikave të Dobëta të BE-së

Iran: Mullah’s Historic Nuclear Claims Grow Less And Less Credible

Disa ditë pas inaugurimit të presidentit të ri të regjimit iranian, Ebrahim Raisi, agjencia atomike e OKB theksoi se “Irani e ka përshpejtuar pasurimin e uraniumit shumë afër një niveli të përshtatshëm për prodhimin e armëve bërthamore,” sipas Reuters.

“Në maj, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike pati raportuar se Irani po përdorte një kaskadë centrifugash të avancuara për ta pasuruar uraniumin deri në 60% në kompleksin e pasurimit në Natanz. IAEA i informoi shtetet anëtare të martën se Irani po përdor tani edhe një kaskadë të dytë po për këtë qëllim,” shton Reuters.

Siç pohon Reuters, “Kjo lëvizje është më e fundit në një varg të gjatë veprimesh të Iranit për shkeljen e kufizimeve të vëna nga pakti bërthamor i 2015-ës, i cili kishte e kishte kufizuar deri në 3.67% pasurimin e lejueshëm të uraniumit nga Teherani.”

shkurt 2021, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) konfirmoi se regjimi kishte prodhuar 3.6 gramë metal uraniumi në kompleksin bërthamor të Isfahanit. Ndonëse regjimi pretendon se ka “qëllime civile” për prodhimin e metalit të uraniumit, nënshkruesit europianë të paktit bërthamor të 2015-ës kanë shprehur “shqetësim të madh” dhe i kanë përshkruar këto veprime si një “hap kyç drejt zhvillimit të një arme bërthamore.”

Gjithashtu, pas raportit të IAEA mbi rritjen e prodhimit të metalit të uraniumit, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price, nënvizoi se regjimi “nuk ka asnjë nevojë të besueshme për prodhimin e metalit të uraniumit, i cili ka lidhje të drejtpërdrejtë me zhvillimin e armëve bërthamore.”

Regjimi iranian nuk i ka zbatuar kurrë angazhimet e tij sipas paktit bërthamor, të njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit ose JCPOA.