Thursday, February 25, 2021

Iranianët Jashtë Vendit dhe Mbi 100 Ligjvënës Nxisin OKB-në t’i Rivendosë Sanksionet mbi Regjimin Iranian

Anëtarë të diasporës iraniane dhe mbi 100 parlamentarë europianë e arabë i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i rivendosë sanksionet mbi regjimin iranian, njëkohësisht me zhvillimin e takimit të Komisionit të Përbashkët mes palëve që janë pjesë e paktit bërthamor të 2015-ës me Iranin, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (Joint Comprehensive Plan of Action – JCPOA), në Vienë.

Iranianët që mbështesin Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) organizuan një protestë në Vienë. Protestuesit dënuan vizitën në Austri të zëvendës ministrit të jashtëm të regjimit iranian. Ata i bënë thirrje gjithashtu Austrisë dhe vendeve të tjera europiane që t’i rivendosin sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi regjimin iranian.