Friday, May 14, 2021

Komplekset e Padeklaruara Bërthamore Janë Shenjë e një Presioni të Pamjaftueshëm mbi Veprimtaritë Bërthamore të Iranit

 

Iran’s regime nuclear ambition and IAEA reportIran: Komplekset e pasurimit në Fordow

Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ka deklaruar së fundmi se Irani duhet të tregojë gjithçka lidhur me veprimtarinë e tij bërthamore në të shkuarën nëse do të ketë ndopak shpresë për shpëtimin e paktit bërthamor të 2016-ës. Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit kishte për qëllim fillimisht t’i vinte kapakun kësaj çështjeje, por menjëherë pasi u implementua, u bë e qartë që regjimi vazhdonte ta fshihte në mënyrë aktive historinë e projekteve të tij bërthamore në të paktën një kompleks, edhe pas implementimit të paktit. Kohët e fundit, IAEA ka identifikuar ekzistencën e pashpjeguar të thërrmijave të uraniumit në kampionet e dheut të marra nga të paktën dy lokacione të tjera, gjë që i zgjeron përmasat e mundshme ushtarake të veprimtarive të regjimit.
Disa javë përpara se Grossi të bënte deklaratën e tij më të fundit mbi mungesën e transparencës iraniane, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit zhvilloi një konferencë për shtyp ku ndau detaje të tjera lidhur me njërin prej dy komplekseve bërthamore të identifikuara së fundmi. Ky informacion është mbledhur nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK), e cila ka qenë gjithashtu entiteti përgjegjës për ekspozimin e detajeve të para kyçe lidhur me programin klandestin të armëve bërthamore të regjimit, duke përfshirë ekzistencën e kompleksit për pasurimin e uraniumit në Natanz dhe të impiantit të ujit të rëndë në Arak.