Tuesday, December 7, 2021

Kush Është Mohammad Eslami: Një Zgjedhje e Pavend apo një Gjetje Perfekte?

 

mohammad-eslami-iran-atomic-agency (1)

30th August 2021

Të dielën, Ebrahim Raisi, presidenti i ri i regjimit iranian, shpalli se kishte zgjedhur Mohammad Eslami-n si zëvendës të tij dhe si kreun e ri të Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI). Eslami ka zëvendësuar kështu Ali Akbar Salehi-n, i cili ka shërbyer në këtë post që në gusht të 2013-ës dhe ka luajtur rol thelbësor në bisedimet bërthamore që çuan në nënshkrimin e Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA).

Pavarësisht fokusimit të mediave në gjuhën perse dhe atyre ndërkombëtare në background-in akademik të Eslami-t, në mungesën e kualifikimeve të tij shkencore në fushën bërthamore, së bashku me etiketimin e tij nga Kombet e Bashkuara për rolin e tij në “programin e armëve bërthamore” të regjimit, një vështrim i detajuar mund të zbulojë që emërimi i tij nuk është edhe aq pa lidhje, në fund të fundit. Ai mund të mos i ketë kualifikimet, por është e sigurt që ka më shumë njohuri për programin bërthamor të Iranit se ç’mund ta mendoni.

Më 28 shtator 2008, me rezolutën 1803, OKB e sanksionoi Mohammad Eslami-n kur ai ishte kryetar i Institutit të Trajnimit dhe Kërkimit për Industritë e Mbrojtjes në Iran, për arsye se ishte “i përfshirë, i lidhur direkt, ose ka siguruar mbështetje për veprimtaritë bërthamore të ndjeshme ndaj proliferimit ose për ndërtimin e sistemeve të lëshimit të armëve bërthamore të Iranit”

Sipas zbulimeve të bëra më 26 gusht 2005 nga Këshilli Nacional i Rezistencës së Iranit (NCRI), Mohammad Eslami ka qenë një anëtar veteran i drejtorisë së kërkimit i Gardës Revolucionare (IRGC) i cili, siç raportohet kryesonte delegacionin e tij në takimin me Khan (AQ Khan, babai i bombës atomike të Pakistanit që drejtonte një rrjet të gjërë kontrabande) në 1986-ën dhe 1987-ën, kur programi bërthamor i Iranit ishte në fazat e tij fillestare. Në atë kohë, misioni kryesor i kërkimeve të IRGC ishin kërkimet për bombën bërthamore. Takimi u bë në Teheran dhe delegacioni i  IRGC përbëhej nga tre zyrtarë. Reza Amrollahi e koordinoi atë, atëherë kryetar i AEOI. Los Angeles Times shkruante me 23 shtator 2005:

“Në 1987-ën, Khan dhe dy ndërmjetës që e kishin ndihmuar Pakistanin të ndërtonte bombën e tij , i kishin shitur projektet dhe komponentet e centrifugave Iranit që ishte në fillimet e programit sekret bërthamor të tij. Marrëveshja u finalizua në takimin në Dubai të dy bashkëpunëtorëve të Khan dhe tre Iranianëve, njëri nga të cilët u identifikua këtë javë nga një grup emigrantësh si Mohammad Eslami, në atë kohë zyrtar i lartë i elitës së Gardës Revolucionare. Ai është transaksioni i parë i njohur në atë që do të rritej e do të shndrrohej në rrjetin privat më të gjërë në botë të proliferimit.”

Në rezymenë e Islamit mund të mësohet gjithashtu se ai ka mbajtur poste të rëndësishme, duke përfshirë:

  • Zëvendës kryetar i Organizatës së Industrive Aerohapësinore nga 2004 në 2005
  • Kryetar i Institutit të Edukimit dhe Kërkimit në Industritë e mbrojtjes nga 2004 në 2007
  • Zëvendës Ministër i Çështjeve të industrisë dhe kërkimit në Ministrinë e Mbrojtjes nga 2007 në 2017
  • Zëvendës Ministër i Inxhinierisë së Mbrojtjes Pasive në Ministrinë e Mbrojtjes dhe, në të njëjtën kohë, Sekretar i Shtabit të Zhvillimit të Bregut të Makramit që në 2014-ën

Konkluzion: shefi i ri i çështjeve bërthamore ka luajtur një rol të rëndësishëm në programin ambicioz të raketave balistike të regjimit për më shumë se një dekadë.

Përpara Ali Akbar Salehi-t, AEOI kryesohej nga Fereydoun Abbasi. Abbasi është gjithashtu “i listuar në një shtojcë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1747 të datës 24 mars 2007, si një person i përfshirë në veprimtaritë e raketave bërthamore ose balistike të regjimit”. Të Dielën, pasi  Eslami u shpall si shefi i ri i AEOI-së, Abbasi shkroi në tweeter: “Përzgjedhja e Inxhinier Mohammad Eslam-it, i cili ka një rekord shumë pozitiv në fushat e edukimit, menagjimit ekzekutiv në nivel kombëtar dhe kërkimi, që çoi në materializimin e një produkti, premton implementimin e saktë të strategjive bërthamore të sistemit”

Më 8 janar 2020 , pikërisht natën kur Forcat Aerohapësinore të IRGC-së goditën  avionin ukrainas PS752, Mohammad Eslami, nw atë kohë Ministër i Rrugëve dhe Zhvillimit Urban në administratën e Rouhanit fajësoi një “difekt teknik” për  rrëzimin e avionit dhe tha për agjensinë shtetërore të lajmeve ISNA:  “Mediat e huaja publikojnë thashetheme rreth një sulmi terrorist, shpërthimi, ose goditje si shkak të rrëzimit të avionit ukrainas, gjë që nuk është e vërtetë. Shkaku i aksidentit ishte një difekt teknik.” Ish “eksperti i aerohapësirës” më vonë paraqiti një teori se, nqs avioni do të ishte goditur nga një raketë, ai do të kishte shpërthyer në ajër në vend që të rrëzohej në tokë.

Ndërkohë që qeveria e re në Teheran po merr pushtetin dhe zëvendës ministra të rinj po zëvendësojnë të vjetrit në çdo ministri, ka patur spekulime se treshja do të kryesojë delegacionin e ri për bisedimet bërthamore: konkretisht, Hossein Amir Abdollahian, ministri i ri i jashtëm, Mohammad Eslami, dhe Ali Shamkhani, sekretari Këshillit Suprem të sigurisë Kombëtare, i cili nuk do të përballet me një zëvendësim për ca kohë. Ndërsa 4+1 dhe Uashingtoni po e nxisin me padurim Teheranin të rifillojë bisedimet, ky formacion i ri vetëm një rezultat të mirë që nuk premton.

Pavarësisht nëse Evropës, Shteteve të Bashkuara, apo vendeve fqinje të Iranit i pëlqen apo jo, Lideri Suprem i regjimit Khamenei e ka marrë vendimin.  Përgatitja e terrenit për një parlament të përzgjedhur me kujdes dhe një kryetiran si kryetar i tij, dy ekzekutues të masave si president dhe kryetar të gjyqësorit, dhe një bandë besnike për kabinet të çon në një përfundim të padiskutueshëm.

Fakti që gjëndet përballë një revolte mbarëkombëtare dhe izolimi ndërkombëtar, nuk i ka lënë zgjedhje tjetër regjimit përveçse të deklarojë luftë në të gjitha frontet. Instalimi i pionierit të “programit të armëve bërthamore të regjimit” dhe ekspertit të raketave si shefi i ri i çështjeve bërthamore i cili është i gatshëm të gënjejë e të mashtrojë për të dalë nga kriza, nuk është rastësi, por është duke u plotësuar pazëlli, jo ngadalë por  me vendosmëri.