Saturday, August 15, 2020

Monitoruesi Bërthamor i OKB-së: Regjimi Iranian Është Duke i Shkelur të Gjitha Kufizimet e JCPOA

6 qershor 2020

UN Nuclear Watchdog: Iran’s regime is violating all JCPOA restrictionsNdërtesa e IAEA

Monitoruesi bërthamor i Kombeve të Bashkuara tha të premten se regjimi iranian ka vazhduar t’i shkelë të gjitha kufizimet e vendosura nga pakti bërthamor ndërkombëtar i 2015-ës, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA).

Në një dokument konfidencial drejtuar shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, dokument i cili është zbardhur nga shtypi, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) pohon se regjimi i mullahëve ka vazhduar t’i rrisë rezervat e uraniumit të pasuruar duke shkelur kështu zotimet e tij nën JCPOA.

Ndërkohë që regjimi shpërdoron burimet kombëtare për të prodhuar një bombë bërthamore, miliona iranianë po kacafyten me koronavirusin, dhe regjimi i ka detyruar t’i rikthehen punës në mesin e krizës së COVID-19 si dhe ka refuzuar t’i mbështesë financiarisht gjatë karantinës.

Raporti i IAEA tregon se rezervat e uraniumit të pasuruar të regjimit janë pothuajse tetë herë më të mëdha sesa limiti i vendosur sipas kushteve të paktit bërthamor të 2015-ës me fuqitë botërore.

Kazem Gharib Abadi, ambasadori i përhershëm i regjimit për organizatat ndërkombëtare në Vienë të Austrisë, duke konfirmuar raportin e IAEA-s, tha: “Dokumenti i IAEA-s konfirmon se Irani po implementon vendimin e tij të mëparshëm për t’i pezulluar të gjitha zotimet e tij sipas kushteve të JCPOA.”

Duke iu referuar raportit të IAEA, Gharib Abadi konfirmoi se:

Prodhimi i ujit të rëndë nga Irani ka kaluar 130 ton dhe ka arritur 132.6 ton.

  • Regjimi po përdor centrifuga të reja për pasurimin, duke përfshirë IR 4, IR 5, IR 6, IRS, IRS 6, dhe IR.2M.
  • Ai po e pasuron uraniumin me 4.5%, që e tejkalon limitin e vendosur në marrëveshjen bërthamore.
  • Ka prodhuar 1571.6 kg uranium të pasuruar, që është 550.7 kg më shumë se ç’ishte në mars, dhe 1356.5 kg uranium me pastërti 4.5%.

Këto shkelje janë pjesë të asaj që regjimi e quan “hapi i pestë” në shkeljen e JCPOA. Regjimi i filloi këto hapa në reduktimin e zotimeve të tij për t’u bërë shantazh nënshkruesve të paktit në mënyrë që të fitonte më shumë incentiva, pavarësisht veprimtarive të paligjshme të regjimit në rajon.