Tuesday, August 11, 2020

Rezoluta e Re e IAEA-së Konfirmon Ambiciet Bërthamore të Regjimit Iranian, Bota Nuk Duhet t’i Lejojë Mullahët të Prodhojnë një Bombë Bërthamore

New IAEA Resolution confirms Iran regime’s nuclear ambitions, World Should prevent mullahs from obtaining a nuclear bomb Bordi i guvernatorëve të IAEA-së

Bordi i Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike i ka bërë thirrje regjimit iranian të premten që të mos ia mohojë më agjenicsë aksesin në dy ish-vendndodhje të dyshuara dhe të bashkëpunojë plotësisht me të, thanë për Reuters diplomatë pjesëmarrës në mbledhje.

Sipas Reuters, kjo rezolutë i bën thirrje regjimit iranian “të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë dhe të përmbushë kërkesat e Agjencisë pa vonesa të mëtejshme, përfshirë dhënien sa më shpejt të aksesit në lokacionet e specifikuara nga Agjencia.”

Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), duke e mirëpritur rezolutën e Bordit të Guvernatorëve të IAEA-së, tha: “Politikat dhe veprimet e regjimit të mullahëve, pesë vite pas paktit bërthamor me vendet P5 + 1, nuk lënë dyshim se ky regjim nuk e ka braktisur asnjëherë projektin për të prodhuar një bombë atomike dhe se vazhdon me mashtrimet dhe fshehtësinë. Regjimi i përdor të gjitha lehtësimet që i ka dhënë pakti bërthamor për të kryer terrorizëm, luftë në vende të huaja dhe represion ndaj popullit të vet.”

Regjimi iranian i ka përdorur paqartësitë në paktin bërthamor të 2015-ës me fuqitë botërore, i njohur më parë si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), për të ndjekur në fshehtësi ëndrrën e tij të vjetër për të patur një bombë bërthamore.