Sunday, February 28, 2021

SHBA nis procesin për t’i rikthyer sanksionet e Kombeve të Bashkuara mbi regjimin iranian

United Nations Security Council [File Photo]

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara [Foto Fajli]

Shtetet e Bashkuara e kanë informuar të premten Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se kanë ndërmend t’i rikthejnë të gjitha sanksionet e OKB-së kundër regjimit të mullahëve, sipas The Wall Street Journal. Uashingtoni po i merr këto masa kundër Teheranit si përgjigje ndaj mos-zbatimit të kushteve të paktit bërthamor të 2015-ës, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), nga ana e mullahëve.

Ky proces ia lejon çdo nënshkruesi të JCPOA mes Iranit dhe fuqive të mëdha të njohura si P5+1, d.m.th. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Rusia, dhe Kina, që të kërkojë rikthimin e të gjitha sanksioneve të OKB-së mbi Teheranin, bazuar në shkeljet e JCPOA-së nga regjimi iranian.

Pavarësisht faktit që SHBA doli nga JCPOA në maj të 2018-ës, Uashingtoni jep argumentin se gëzon të drejtën ligjore për t’i rikthyer sanksionet e OKB-së mbi Teheranin. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë dhjetë ditë kohë për të nxjerrë një rezolutë që t’i neutralizojë përpjekjet e SHBA. Nëse asnjëri prej anëtarëve nuk nxjerr një rezolutë të tillë brenda dhjetë ditësh, Presidenca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që aktualisht mbahet nga Indonezia, detyrohet të nxjerrë një rezolutë në emër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’ua vënë çështjen përpara anëtarëve për votim.

Nëse kjo rezolutë dështon për çfarëdo arsyeje, sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të vendosen 30 ditë pas letrës së SHBA-së që nis procesin e “rivendosjes”. Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, SHBA ka të drejtën e vetos për rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Presidentja e opozitës iraniane Maryam Rajavi, kryetare e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), theksoi në një fjalim të saj më 20 qershor se gjashtë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhej të ishin rikthyer shumë kohë më parë.

“Rezistenca Iraniane e ka theksuar gjithashtu që shumë kohë më parë se kërkon rikthimin e gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër regjimit,” tha Madamë Rajavi.