Thursday, March 28, 2024

Zbardhja e Detajeve të Dy Komplekseve të Raketave Balistike të Gardës Revolucionare në Iranin Perëndimor

Satellite imagery on the general location of Konesht and Panj Pelleh Sites

Imazh satelitor i vendndodhjes së Komplekseve të Konesht dhe Panj Pelleh

Të enjten më 18 mars 2021, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) organizoi një konferencë për shtyp ku dha informacione mbi dy komplekse të IRGC për raketat balistike në Iranin perëndimor, të cilat janë përdorur për sulme kundër vendeve fqinje.

Mes pjesëmarrësve në këtë konferencë ishin Ambasadori Giulio Terzi, Ministër i Jashtëm i Italisë (2011-2013) dhe Dr. Walid Phares, Bashkë-Sekretar i Përgjithshëm i Grupit Parlamentar Transatlantik për Anti-terrorizmin, këshilltar për Anti-Terrorizmin Kaukaz në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, dhe ekspert mbi Lindjen e Mesme.

Ali Safavi nga Komiteti i Punëve të Jashtme i NCRI-së dha informacionet e mëposhtme:

Detaje mbi dy komplekse të Gardës Revolucionare për raketat balistike në Iranin perëndimor

Programi i raketave balistike i regjimit iranian, një nga mjetet ushtarake strategjike të mullahëve, është bërë një nga shqetësimet kryesore të komunitetit ndërkombëtar vitet e fundit.

Forca Aerohapësinore e Gardës Revolucionare është një nga pesë forcat e IRGC-së. Me rritjen e rolit të programit të raketave në strukturën ushtarake të mullahëve, regjimi e shndërroi Forcën Ajrore të IRGC-së në Forcën Aerohapësinore të IRGC-së në tetor 2009.

Sot do t’ju zbuloi detajet e dy prej komplekseve më të rëndësishme të raketave balistike të IRGC-së në Iranin perëndimor. Ky informacion është siguruar nga rrjeti i Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Këto dy komplekse janë:

  • Kompleksi i raketave në kanionin Konesht që ndodhet në veri-lindje të Kermanshah në Iranin perëndimor. Më përpara, në këtë vend ndodhej Brigada e 9-të Badr (proksit irakianë të IRGC-së).
  • Kompleksi i raketave në Panj Pelleh që ndodhet në Kermanshah.
  • Satellite imagery on the general location of Konesht and Panj Pelleh Sites

Imazhe satelitore të vendndodhjes së komplekseve në Konesht dhe Panj Pelleh

Komanda e raketave e IRGC-së në Iranin perëndimor ndodhet në kompleksin e Panj Pelleh, që është një nga qendrat raketore më të vjetra e më të rëndësishme të IRGC-së.

Siç e dini, pas vrasjes së Qassem Soleimani në Irak më 3 janar 2020, Khamenei i dha urdhër IRGC-së të sulmonte me raketë bazën e Ain al-Assad në provincën Anbar në Irakun perëndimor më 8 janar 2020. Regjimi nuk e deklaroi kurrë me saktësi se nga ku ishin lëshuar këto sulme.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e MEK brenda Iranit, specifikisht nga brenda regjimit, duke përfshirë Gardën Revolucionare, sulmet janë kryer nga këto dy komplekse raketash. Bazuar në informacione të marra së fundmi, këto dy komplekse, të cilët janë afër njëri-tjetrit, rreth dy-tre km larg njëri-tjetrit në dy anët e një mali, janë të lidhura me tunele nëntokësore.

Brigadier Gjeneral Amir Ali Hajizadeh, komandant i Korpusit Aerohapësinor të IRGC-së, e kishte komanduar personalisht atë operacion dhe bazën e kishte patur në kompleksin e Panj Pelleh. Sipas këtij informacioni, më pak se gjysëm ore pas rrëzimit nga IRGC të fluturimit ukrainas 752, natën e 8 janarit, Hajizadeh është rikthyer me shpejtësi në aeroportin e Kermanshah, nga ku ka shkuar për në Teheran.

Kompleksi i raketave në kanionin Konesht në Kermanshah

Kjo vendndodhje, duke qenë afër kufijve perëndimorë të vendit, përbën një pikë strategjike për mbajtjen dhe lëshimin e raketave drejt shënjestrave potenciale. Ky vend është gjithashtu tepër i përshtatshëm për mbajtjen e platformave të lëvizshme të lëshimit të raketave dhe zhvendosjen e tyre drejt vendndodhjeve të dëshiruara pranë kufirit.

Ky kompleks është ndërtuar shumë vite më parë nga firmat inxhinierike të lidhura me bazën Khatam al-Anbia dhe përdoret nga Garda Revolucionare, dhe specifikisht nga krahu i saj raketor. Ai konsiderohet për mbajtjen dhe linçimin e raketave në Iran. Disa nga këto ndryshime e zgjerime janë bërë në 2020-ën.

Për shkak të rëndësisë së këtij kompleksi, IRGC ka përfshirë një territor të madh përreth tij dhe nuk i lejon banorët të hyjnë në këtë zonë. Në mënyrë që të ruhet informacioni dhe lëvizjet në këtë kompleks, ushtarët që ruajnë zonën e jashtme të tij zëvendësohen çdo dy muaj.

Koordinatat gjeografike të kompleksit të raketave në Ngushticë

Kompleksi i Raketave në Kanionin Konesht ndodhet në veri të qytetit Kermanshah, i cili është qendra e provincës Kermanshah, në kufirin perëndimor të Iranit. Kjo zonë rrethohet nga malësi në veri dhe lindje dhe si rrjedhim, kompleksi është i fshehur mirë midis maleve. Përbri kësaj pike ndodhet një zonë gjysmë-malore dhe  zona të shpërndara banimi në anën lindore. Nga jugu ndodhen dy qytete me një popullsi pothuajse plotësisht ushtarake, të emërtuara Takawar (“rojtar” në gjuhën Farsi) dhe Zafar (“fitore” në gjuhën Farsi). Aeroporti i Kermanshah ndodhet 10 km nga jugu, dhe është më afër objektit të lëshimit të raketave.

Në këtë kompleks mbahen tipe të ndryshme raketash balistike të IRGC-së, konkretisht familjet Shahab 2 dhe Shahab 3, dhe raketat Zulfiqar.

Porta ekskluzive e ruajtur e këtij kompleksi ndodhet në jug të tij, nga ku dilet në anët veriore të qyteteve Zafar dhe Takawar.

Satellite images display general geographics of the IRGC Konesht missile launch facility, and the new complex, to the north, and northeast of the City of Kermanshah

Diagonal satellite images show the missile launch facility, North East of Kermanshah, among the plateaus.

Satellite images display the military camp and the entry gate of the missile launch facility

Kompleksi përfshin plot 5 baza dhe disa hangarë, të vendosur larg njëri-tjetrit. Me sa kuptohet, të paktën 5 kapanxha janë të distancuara nga tunelet të cilat janë shumë të ngjashme me vendet e fshehjes së raketave dhe platformat e lëshimit të tyre që IRGC ka, ashtu si në klipet e transmetuara nga mediat shtetërore. Për tunelin ka dy hyrje të cilat duket se shërbejnë për futjen e raketave në objektet nëntokësore për t’i ruajtur dhe për t’i mbajtur të gatshme për lëshim me anë të platformave të lançimit.

Njëra nga bazat ndodhet 4 km në veri të kompleksit, dhe që në fillim të 2020-ës, regjimi ka krijuar dy tunele të reja në këtë vend. (shih pamjet satelitore)

E vetmja hyrje për në kompleks ndodhet në pjesën perëndimore të tij, e cila është në veri të qyteteve Zafar dhe Takawar.

Pamjet satelitore shfaqin të dhëna të përgjithshme gjeografike të objektit për lëshimin e raketave të IRGC-së në Konesht, si dhe të kompleksit të ri, në veri, dhe në veri-lindje të qytetit Kermanshah Pamjet diagonale satelitore tregojnë objektin e lëshimit të raketave, në veri-lindje të Kermanshah, në mes të pllajave. Pamjet satelitore tregojnë kampin ushtarak dhe portën hyrëse të objektit të lëshimit të raketave Pamjet satelitore tregojnë dy tunele në zonën lindore të kompleksit

Satellite images reveal two tunnels in the Eastern area of the site
Koordinatat:
34°23’45.0″V 47°13’19.9″L
34°23’43.9″V 47°13’22.4″L Pamjet satelitore demonstrojnë ekzistencën e objekteve nëntokësore në fund të zonës së lëshimit të raketave Imazhet satelitore tregojnë sipërfaqen e përgjithshme të kompleksit dhe tunelet në veri të tij Pamjet satelitore demonstrojnë tunelet në veri të kompleksit

Satellite images demonstrate underground facilities at the end of the missile launch site