Wednesday, October 20, 2021

Zgjerimi i Pasurimit të Uraniumit nga Regjimi Iranian Kërkon Përgjigje të Rreptë

 

Iran regime says it has capacity to raise uranium enrichment beyond 20%Shqetësimet lidhur me potencialin e regjimit iranian për të patur në zotërim armë bërthamore janë intensifikuar natyrshëm pas shpalljes nga regjimi se e kishte rritur pasurimin e uraniumit deri në 60 përqind. Për disa politikë-bërës në shtetet që kanë firmosur Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) në 2015-ën, këto shqetësime e shtojnë nevojën urgjente për ta rikthyer në fuqi të plotë këtë pakt bërthamor. Por ky është pikërisht përfundimi që nuk duhet nxjerrë nga provokimet e regjimit. Në fakt, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, dhe Bashkimi Europian duhet të përgjigjen duke e rritur presionin mbi regjimin e mullahëve.

Teherani e ka pranuar haptazi që pasurimi me 60 përqind është qëllimisht një shfaqje force. Avancimi më i fundit bërthamor i regjimit supozohet të japë përshtypjen sikur Teherani e ka kapacitetin teknik për të mposhtur pengesat, por nëse e arrin këtë qëllim, atëherë kjo duhet t’ua bëjë të qartë politikë-bërësve europianë se nevojiten më shumë pengesa – jo më pak – në mënyrë që të parandalohet përfundimisht arritja e një kapaciteti armësh bërthamore nga ana e regjimit në të ardhmen.