Thursday, December 2, 2021

Përfaqësuesja e SHBA në Tiranë: Shqipëria ka treguar se nuk do të tolerojë terroristë iranianë në tokën e saj

28.10.19

Gazeta Shqiptare

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones deklaroi në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’ se Shqipëria është parë gjithmonë nga Rusia, Kina dhe Irani si një burim shfrytëzimi për kaos dhe destabilizim dhe më pas për t’u flakur tej. Diplomatja tha se Shqipëria i ka refuzuar këto makinacione nga këto vende, pasi e ka vendin në BE.

Shqipëria është një vend kandidat, kjo nuk ka ndryshuar, puna që duhet të bëhet nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE-së duke dyfishuar përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit. Shqipëria jo vetëm që po punon shumë për reformën në drejtësi, por tani reforma zgjedhore është bërë projekt kombëtar, që qeveria, opozita parlamentare dhe partitë jashtë tij po e ndjekin. Drejtuesit e Shqipërisë kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për hir të së mirës së përbashkët. Shqipëria ka përmbushur dhe respektuar angazhimet për Samitin e Uellsit, shqiptarët kanë dhënë jetën e tyre për mbrojtjen e përbashkët.

Për Rusinë, Kinën Ballkani është mjet që të shfrytëzohet dhe të flaket tej, ata duan të minojnë modelin perëndimor. Nuk ka asgjë idealiste në qëllimet e tyre. Me oligarkitë e korruptuara që janë të divorcuara nga interesi i njerëzve, të cilëve supozohet t’ju shërbejë qeveria. Kina ka vënë në zbatim diplomacinë shtrënguese të debitorit për blerë një ndikim që i pret fuqitë forcës ekonomike dhe dëmton autonominë politike të ashtuquajturve partnerëve të saj.

Kremlini këmbëngul që të mos eksportojë asgjë tjetër përveç kaosit ndërsa kërkon të rikuperojë humbjet nga Lufta e Ftohtë. Irani ka shfrytëzuar praninë e tij diplomatike në Tiranë për të planifikuar shkatërrimin e kundërshtarëve të tij politikë duke kërkuar ti përgjigjet argumenteve të arsyes me burracakërinë e donatorëve të fshehur.

Shqipëria ja ka bërë të qartë Kinës se disa gjëra thjesht nuk janë për shitje. Shqipëria ka refuzuar makinacionet ruse dhe Shqipëria ka treguar se nuk do të tolerojë terroristë iranianë në tokën e saj. Shqipëria ka zgjedhur sërish dhe përsëri të mbajë qëndrime parimore” deklaroi ajo.