Thursday, March 28, 2024

Përhapja e Koronavirusit në Iran: Imazhet Satelitore Konfirmojnë Gërmimin e Varrezave Masive në Qom Pavarësisht Mohimit nga Regjimi të Numrit të Vdekjeve, i Cili Ka Arritur në 4000

Iran, Qom – varre të reja për viktimat e koronavirusit

Imazhe të reja satelitore ku shfaqen varreza masive në qytetin iranian Qom ekspozojnë fshehjen kriminale të fakteve nga regjimi lidhur me shpërthimin e koronavirusit në Iran.

Sipas raporteve të publikuara nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK), mbi 4000 njerëz kanë humbur jetën nga përhapja e COVID-19.

Raportet dhe filmimet e mëparshme nga rrjeti i MEK në qytetin Qom e kishin konfirmuar ekzistencën e këtyre varrezave, veçanërisht gërmimin e një varreze të re masive në varrezat e Qom, të quajtur “sektori i krizës.”  

Një artikull i Washington Post, i publikuar më 12 mars, me imazhe satelitore nga Maxar Technologies, konfirmon se, pavarësisht fshehjes nga regjimi iranian të numrit të vërtetë të viktimave të koronavirusit, numri i vdekjeve po rritet me shpejtësi nga mosveprimi i regjimit.  

raportin e publikuar të enjten, Washington Post shkruan: “Në kompleksin Behesht-e Masoumeh në Qom, rreth 80 milje në jug të Teheranit, ka filluar gërmimi për një sektor të ri të varrezave që nga 21 shkurti, siç duket nga imazhet satelitore, dhe më pas është zgjeruar me shpejtësi ndërkohë që përhapej virusi. Në fund të muajit, dy hendeqe të gjera – me gjatësi totale 100 jardë – mund të shiheshin në këtë vend nga hapësira.”  

“Sipas analizave të ekspertëve, dëshmitarëve dhe deklaratave zyrtare, këto varre janë gërmuar për të akomoduar numrin në rritje të viktimave të virusit në Qom,” lexon raporti.  

Analisti i imazheve i referohet gjithashtu një imazhi që tregon diçka që duket si një pirg i madh i bardhë gëlqereje, e cila mund të përdoret për të menaxhuar kalbjen dhe erën në varret masive. Zyrtarët e shëndetësisë të regjimit iranian e kanë konfirmuar javët e fundit përdorimin e gëlqeres në varrosjen e viktimave të koronavirusit.