Friday, March 29, 2024

Përmbledhje e Lajmeve për Iranin – 3 Dhjetor 2020

PËRMBAJTJA E KËSAJ FAQEJE DO TË PËRDITËSOHET ME TË REJAT MË TË FUNDIT

Diplomati i regjimit iranian në gjyq

Delegacioni i rezistencës iraniane mbajti një konferencë për shtyp përpara gjykatës.

Sot nisi seanca e dytë e gjyqit në Belgjikë. Në seancën e parë, prokurorët kërkuan një dënim me 20 vite burg për diplomatin terrorist të regjimit iranian, Assadolah Assadi. Dënimi me burg i kërkuar për tre terroristët e tjerë ishte 18 vite për Amir Saadouni dhe Nasimeh Naami, dhe 15 vite për Mehrdad Arefani.
Prokurorët kërkuan gjithashtu që këtyre tre personave të fundit t’u hiqet shtetësia belge.
Shënjestra më e rëndësishme në këtë komplot të parandaluar me bombë ishte Presidentja e zgjedhur e NCRI-sëMaryam Rajavi, dhe Saadouni-t e Naami-t u ishte thënë ta instalonin bombën sa më afër saj, theksuan prokurorët.
Të gjitha provat e mbledhura tregojnë se këtë operacion me bombë e ka komanduar Assadi, sipas prokurorëve.
Duke shpjeguar se si Assadi është arrestuar në Gjermani, prokurorët theksuan se ai nuk gëzon imunitet diplomatik.
Fakti që regjimi iranian nuk e lejoi Assadi-n të merrte pjesë në seancën e parë të këtij gjyqi, të bashkëpunonte, apo t’u përgjigjej pyetjeve, tregon se Teherani vetë qëndron prapa këtij operacioni terrorist.
Meqë Assadi punonte me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit, nuk mund të pretendohet se ky operacion ka qenë iniciativë e vetëm një personi, dhe në komplot ka qenë i përfshirë i gjithë regjimi.