Sunday, March 29, 2020

Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 10 mars 2020

10 mars 2020: Lajmet e Fundit

PËRMBAJTJA E KËSAJ FAQEJE DO TË PËRDITËSOHET ME LAJMET MË TË FUNDIT

PËRDITËSIMI: 9:00 PM CET

Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 3,000

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli mbrëmjen e sotme se numri i viktimave të koronavirusit në 139 qytete të 31 provincave ka shkuar në mbi 3,000.

Njëri pas tjetrit, zyrtarët e regjimit klerikal po e deklarojnë me ngurrim e me vonesë gjendjen e emergjencës në provinca e qytete.

Numri i vdekjeve në disa provinca është si vijon: Gilan,  500; Markazi (qendër), 80; Isfahan, 350; Khorasan Razavi, 266; Golestan, 254;   Mazandaran, 182; Fars, 86; Khuzestan, 84; Kurdistan, 81; Sistan and Baluchestan, 34; dhe Zanjan, 32. Këto shifra duhet t’u shtohen numrit të vdekjeve në provinca të tjera.

Guvernatori i Kashan: 88 të vdekur vetëm në qytetin tonë.

Zyrtari: 40% e popullsisë së Teheranit do të jetë e infektuar deri në mes të muajit prill Statistikat e regjimit: 291 të vdekur

Protestat në Suedi: Solidaritet me Viktimat e Koronavirusit në Iran

Iranianë mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilluan protesta njëkohësisht në qytete të ndryshme të Suedisë të shtunën, për të shprehur solidaritetin e tyre me viktimat e koronavirusit në Iran; dhe për të dënuar mosveprimin e fshehjen e fakteve nga regjimi. Këto protesta u mbajtën më 8 mars 2020 në Stokholm, Gothenburg dhe Malmö.

Iran: Zyrtarët e Regjimit Shprehin Shqetësim të Thellë Lidhur me Koronavirusin

Kriza e koronavirusit po përhapet nëpër Iran me përmasa kaq katastrofike saqë edhe vetë zyrtarët e regjimit po shprehin shqetësim të madh.

“Qytetet Rudsar dhe Amolesh [në veri të Iranit] kanë secili nga një spital dhe raportojnë kushte të tmerrshme. Pajisjet dhe sendet e nevojshme janë në sasi shumë të ulët. Po u mbarojnë rezervat e ndihmës së shpejtë dhe të emergjencës,” tha Assadollah Abbasi, anëtar i parlamentit të regjimit.

Breitbart- ‘Virusi i Mullahëve’: Protestuesit Iranianë Dënojnë Regjimin për Mungesën e Përgjigjes Kundër Koronavirusit

Një grup disidentësh iranianë në Isfahan, një nga qytetet më të mëdha të vendit, demonstruan të dielën me një pankartë proteste ku, ndër të tjera, lexohej, “Virusi i mullahëve po e shkatërron rininë e Iranit,” duke iu referuar koronavirusit kinez, në frenimin e përhapjes së të cilit, regjimi islamik ka dështuar plotësisht.