Sunday, March 29, 2020

Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 16 Mars 2020

16 mars 2020: Lajmet e Fundit

Mbi 5,500 Njerëz në 186 Qytete të Iranit Kanë Vdekur nga Koronavirusi, Sipas Opozitës Iraniane Pmoi/Mek

-Mazandaran: mbi 70 të vdekur brenda 24 orëve të fundit
-Sari: 770 të shtruar në spital në 48 orët e fundit
-Kashan: Mungesë serioze shtretërish në spitale

Maryam Rajavi, Presidentja e Zgjedhur e NCRI, i Ka Përçuar një Mesazh Popullit Iranian:
Duhet ta Ringjallni Ndjenjën e Solidaritetit në Shoqërinë Tonë të Plagosur

Solidariteti juaj është ajo fuqi e madhe të cilën mullahët përpiqen ditë e natë ta kufizojnë apo ta shkatërrojnë

Regjimi Iranian po Përdor Koronavirusin për të Torturuar të Burgosurit Politikë

Burgjet dhe qendrat e paraburgimit në Iran janë disa nga qendrat më të prekura nga koronavirusi për shkak të neglizhencës kriminale të regjimit.

Sipas raporteve të marra nga të burgosurit, sidomos ata që mbahen për arsye politike në burgjet Fashafouyeh, Evin, Gohardasht, Ghezelhesar, Urumia, Sheyban Ahwaz dhe Kashan janë infektuar nga koronavirusi.

Në vend që të karantinohen, ata dërgohen në vende të panjohura

Sipas zyrtarëve të regjimit, disa burgje kanë shumë më tepër të burgosur sesa kapaciteti i tyre. Sallat dhe banjat janë të mbushura me njerëz. Kjo ndërkohë që regjimi nuk u siguron të burgosurve as lehtësirat minimale. Nuk ka maska dhe dezinfektues. Të burgosurit në Ghezelhesar nuk kanë as sapunë e detergjentë.

Paneli Ndërkombëtar Diskuton Epideminë e Koronavirusit në IRAN

Mjekë të mirënjohur diskutojnë mbi epideminë e koronavirusit në Iran—15 mars 2020

Mbi 20 mjekë e specialistë mjekësorë nga shtatë vende dhe tre kontinente morën pjesë në një konferencë të veçantë në internet të dielën, më 15 mars, konferencë ku u fokusuan në krizën pandemike në Iran dhe reagimin e regjimit të mullahëve, i cili e ka lënë të pambrojtur popullin iranian.