Saturday, October 16, 2021

Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 24 shkurt 2020

TËRMETI ME MAGNITUDË 5.7 TRONDIT IRANIN VERI-PERËNDIMOR

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 24 shkurt 2020—Një tërmet me magnitudë 5.7 ka tronditur qytetet e fshatrat e Iranit veri-perëndimor pranë qyteteve Khoy dhe Salmas në provincën e Azerbaixhanit Perëndimor gjatë mëngjesit të së dielës, më 24 shkurt.

Goditjet më të rënda ishin në zonat e Qatour pranë qytetit Zarabad dhe banorët vendas kanë përjetuar dhjetëra pas-lëkundje gjatë së dielës, në vijim të lëkundjes së parë e cila ndodhi në orën 9:23 paradite, sipas orës lokale.

Presidentja e opozitës iraniane Maryam Rajavi, kryetare e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), u ka bërë thirrje bashkëatdhetarëve që t’u vijnë në ndihmë personave në nevojë, duke e ditur se zyrtarët dhe autoritetet e regjimit iranian nuk do të japin asnjë ndihmë.

Protestat në IRAN:

Deklaratë e NCRI:

Anëtari i Udhëheqjes së Parlamentit: Brenda Dy Javëve, 50 Njerëz Kanë Vdekur në Qom për Shkak të Covid-19

Maryam Rajavi: Vazhdimi i fshehjes së të vërtetës ka shkaktuar përhapjen e shpejtë të virusit; ndërhyrja nga WHO është domosdoshmëri dhe nevojë urgjente

Sot, agjencia e lajmeve ILNA citoi Ahmad Amir-Abadi Farhani-n, deputet nga Qom dhe anëtar i udhëheqjes së parlamentit, duke thënë se gjatë dy javëve të fundit, 50 njerëz në Qom kanë vdekur për shkak të COVID-19.

Vazhdimi i fshehjes së të vërtetës ka shkaktuar përhapjen e shpejtë të virusit; ndërhyrja nga WHO është domosdoshmëri dhe nevojë urgjente.

24 shkurt – reporteri i uebsitit të MEK nga Qom, Iran:

Situata është shumë e keqe. Nuk gjenden maska. Njerëzit udhëtojnë pa maska. Shumë pacientë vihen në karantinë çdo ditë. Kemi shumë pak asete. Nuk ka askund masa dezinfektimi. Tregjet janë ende të hapura.

Mahan Air, e cila është në pronësi të Gardës Revolucionare (IRGC) të etiketuar si terroriste, jo vetëm që i ka vazhduar fluturimet e saj për në Kinë, por ka transportuar gjithashtu pasagjerë kinezë.

Përmbledhje e Lajmeve mbi iranin, 24 shkurt 2020

Maryam Rajavi: Pas një Vonese të Gjatë dhe një Manipulimi të Jashtëzakonshëm, Regjimi e Pranon Humbjen.

Eksperti i OKB-së Tronditet nga Numri i Protestuesve të Vrarë Gjatë Protestave të Iranit.

Gjykata e Teheranit Dënon Aktivistët e Punës me Burg dhe Kamxhik.