Thursday, February 25, 2021

Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 26 shkurt 2020

26 shkurt: Lajmet e Fundit – Shpërthimi i koronavirusit në Iran

koronavirusi përhapet në IRAN ndërkohë që regjimi mban fshehtësinë

Lajmet kontradiktore nga mediat shtetërore të regjimit lidhur me përhapjen e koronavirusit në Iran konfirmojnë fshehjen kriminale të së vërtetës nga regjimi. Lajmet nga Irani konfirmojnë se regjimi ka qenë në dijeni të përhapjes së koronavirusit që tre javë më parë dhe se viktima e parë ka qenë në qytetin Qom.

protestat në IRAN:

emrat e 31 martirëve të tjerë të kryengritjes mbarëkombëtare të nëntorit 2019

Kryengritja në Iran – Nr. 70

755 viktima janë identifikuar deri tani

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka publikuar emrat e 31 martirëve të tjerë të kryengritjes së nëntorit 2019 e cila përfshiu 191 qytete të Iranit, duke e çuar në 755 numrin e të vrarëve që janë identifikuar deri tani.

Kur kanë kaluar më shumë se 100 ditë pas kryengritjes, pavarësisht thirrjeve nga brenda dhe jashtë vendit, regjimi iranian, nga frika e pasojave të krimit të tij kundër njerëzimit, vazhdon të mos pranojë ta shpallë numrin e të vrarëve.

 

Rritet niveli i ujërave në qytetet e provincës LORESTAN të iranit perëndimor.

Iran, 26 shkurt 2020—Në qytetet e provincës Lorestan në Iranin perëndimor po rritet niveli i ujërave pas shirave të stinës. Një mijë shtëpi në qytetin Poledokhtar janë evakuar gjatë ditëve të fundit, sipas një raporti të agjencisë gjysëm-zyrtare të lajmeve Tasnim, ku citohet kryebashkiaku i qytetit. Ujërat e lumit Kashkan do të hyjnë në Poledokhtar nëse vazhdojnë shirat, shton raporti.

Rrugët drejt 150 fshatrave përreth qytetit Aligudarz, 70 fshatrave pranë Delfan, 60 fshatrave pranë Kuhdasht, 15 fshatrave pranë Poledokhtar dhe 20 fshatrave pranë Chegeni janë bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujërave.

Presidentja e opozitës iraniane Maryam Rajavi, kryetare e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), u ka bërë thirrje të rinjve iranianë që t’u vijnë në ndihmë zonave të prekura nga përmbytjet.

“U bëj thirrje të gjithë të rinjve të guximshëm të Lorestan, Ilam e provincave të tjera perëndimore që të nisin një përpjekje kombëtare solidariteti për t’u përballur me përmbytjet dhe për të ndihmuar bashkatdhetarët e prekur nga përmbytjet. Të rinjtë duhet të marrin iniciativën dhe t’u vijnë në ndihmë bashkatdhetarëve tanë të prekur nga përmbytjet. Burimet e zaptuara nga regjimi klerikal duhet t’i vihen në dispozicion publikut. Fshehja kriminale e së vërtetës nga mullahët, përhapja e informacioneve të rreme dhe mosveprimi e kanë shumëfishuar shkallën e dëmeve dhe të humbjeve njerëzore e materiale,” tha Madamë Rajavi.

 View image on Twitter

Numri i vdekjeve rritet në IRAN ndërkohë që regjimi vazhdon ta mohojë shpërthimin e koronavirusit

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 26 shkurt 2020—Keqmenaxhimi i problemit të koronavirusit nga regjimi iranian është kritikuar globalisht nga politikanë e agjenci shëndeti dhe po e izolon edhe më tej Iranin në rajon. Po zbulohen raste të infektimit me koronavirus në vendet fqinje nga njerëz që që kanë qenë në Iran. Brenda vendit vazhdon të rritet numri i vdekjeve ndërkohë që qeveria vazhdon ta mohojë përhapjen e virusit.

një mjek në ISFAHAN thotë se shpërthimi i koronavirusit në iran është “jashtë kontrollit”

Sipas një regjistrimi audio të publilkuar në mediat sociale, një mjek në Isfahan ka thënë se shpërthimi i koronavirusit në Iran është “jashtë kontrollit”.

Në regjistrim duket se ky mjek, i cili është identifikuar si Dr. Behrouz Keleidar, po flet me një grup mjekësh të tjerë në qytetin qendror iranian.