Friday, April 3, 2020

Protestat në Iran vazhdojnë për ditën e tretë radhazi

Protestat e Universitetit Sharif në Teheran – 13 Janar
Thirrje për Aksion Ndërkombëtar për të Liruar Studentët dhe Protestuest e Arrestuar
Studentët në Universitetin Industrial Sharif të Iranit vazhduan protestat e tyre për të tretën ditë radhazi të hënën në mesditë. Protestuesit u shprehen me hidhërim dhe zemërim ndaj regjimit klerik dhe brohoritën, “Vdekje për diktatorin”, “Hidhërimi dhe pikëllimi është me ne sot – studentët e guximshëm po vuajnë sot”, “Topat, tanket, fishekzjarret dhe mullahët duhet të largohen,” dhe ” Ata vranë rininë tonë dhe vendosën mullahët në vendin e saj. “

Fashizmi fetar po përpiqet të frenojë valën e protestave dhe demonstratave me masa të ndryshme shtypëse. Forcat shtypëse të sigurisë sulmuan protestuesit me shkopinj dhe hodhën gaz lotsjellës, përdorën zjarr dhe plagosën shumë. Shumë studentë dhe protestues u arrestuan në Teheran, Karaj, Mashhad, Zanjan, Babol, Rasht, Gorgan, Tabriz, Kermanshah dhe Kashan.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), I bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Sigurimit, Bashkimit Evropian, dhe shteteve anëtare të tij, dhe të gjithë mbrojtësve dhe organizatave të të drejtave të njeriut në të gjithë botën për të ndërmarrë veprime urgjente për të liruar të arrestuarit në Iran. Ajo gjithashtu bëri thirrje që dosja kriminale e regjimit klerik t’i referohej Këshillit të Sigurimit dhe zyrtarët e regjimit të paraqiteshin para drejtësisë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

23 Janar 2020