Monday, July 6, 2020

Publikohen 14 Emra të Tjerë të Martirëve të Kryengritjes Mbarëkombëtare

Foto të disa prej martirëve të protestave të Iranit në nëntor 2019

Kryengritja në Iran – Nr. 66

Të arrestuarit torturohen për t’i detyruar të bëjnë rrëfime në televizion

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka publikuar emrat e 14 martirëve të tjerë të kryengritjes mbarëkombëtare të popullit iranian në nëntor, duke e çuar në 615 numrin e të identifikuarve deri tani.

Ndërkohë regjimi klerikal, nga frika e pasojave ndërkombëtare e të brendshme të krimeve të tij kundër njerëzimit, po vazhdon me përpjekjet e tij për ta fshehur numrin e vërtetë të martirëve, të plagosurve dhe të të arrestuarve.

Sipas raporteve, marrësit në pyetje dhe torturuesit i kanë transferuar shumë prej të plagosurve, para se të shëroheshin, nga spitalet në burgje dhe i kanë vënë nën torturë. Shumë prej të arrestuarve, duke përfshirë ata në Shiraz, po u bëhet presion për të marrë pjesë në rrëfime të detyruara të përgatitura për televizion dhe për të folur kundër kryengritjes dhe Rezistencës Iraniane.

Emrat e 14 martirëve të tjerë të kryengritjes janë si më poshtë:

 

  1. Teheran – Hassan Doust
  2. Teheran – Behnam Kashi
  3. Teheran – Yashar Kian Ersi
  4. Teheran – Boumehen – Behrouz Fallah
  5. Teheran – Shahriar – Hedayatollah Hamid
  6. Shiraz – Mehdi Solouki
  7. Shiraz – Amir Roudgari
  8. Shiraz – Reza Dehghan
  9. Shiraz – Mostafa Zamani
  10. Safa Shahr – Mohammad Hossein Nazari
  11. Saveh – Mohammad Ali Bahrami
  12. Isfahan – Majid Rezai
  13. Isfahan – … Rahimi
  14. Isfahan – …. Arasteh

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

29 dhjetor 2019