Thursday, September 24, 2020

Qassem Soleimani, një Kriminel Mizor

Përgjegjës për Krime Kundër Njerëzimit në Iran dhe në Rajon

Hyrje

Një sulm ushtarak amerikan në Irak vrau Qasem Soleimani-n, komandantin famëkeq të Forcave terroriste Quds, më 2 janar.

Shumica dërrmuese e iranianëve e urrenin Soleimani-n, si një simbol famëkeq i përdorimit të frikësimit e vrasjeve nga regjimi, për krimet e tij kundër popullit iranian e njerëzve të tjerë në rajon. Populli iranian dhe protestuesit irakenë, të cilët kishin kohë që bënin thirrje për dëbimin e Soleimani-t nga Iraku, e kanë mirëpritur vdekjen e tij si një shenjë të shkatërrimit të kontrollit të regjimit mbi vendin e tyre.

Soleimani, në rangun e gjenelar majorit, kishte një reputacion të keq si dora vrasëse e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, dhe ishte një figurë e urryer. Gjatë kryengritjeve të Iranit në 2018-ën dhe 2019-ën, protestuesit shqyen dhe dogjën posterat e tij në qytete të ndryshme.

Qassem Soleimani, të cilit mediat shtetërore iraniane zakonisht i referohen si Haj Qasem, lindi më 11 mars 1957 në një fshat pranë qytetit Baft, në provincën jug-lindore Kerman. Ai nuk e mbaroi kurrë arsimin fillor. Kur ishte shumë i ri, punoi në ndërtim. Nuk ishte i trajnuar ushtarakisht. E megjithatë u ngrit në majë të komandës së IRGC-së falë mizorisë së tij dhe besnikërisë ndaj Khamenei-t.

Në 1998-ën, Soleimani u caktua komandant i Forcave terroriste Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), krahu jashtë-territorial i këtij korpusi.

Megjithëse Forcat Quds kanë për detyrë të kryejnë misione jashtë Iranit, Soleimani, si anëtar i komandës së lartë të IRGC-së, ka qenë një nga kontribuesit më të mëdhenj të makinerisë represive të regjimit brenda Iranit.

Në korrik 1999, në kulmin e protestave studentore, ai firmosi një letër së bashku me komandantë të tjerë të IRGC-së, ku paralajmëronte presidentin e atëhershëm Mohammad Khatami se, nëse nuk do ta shtypte revoltën, IRGC do të ndërhynte. “Na ka mbaruar durimi,” shkruanin gjeneralët. Policia i shtypi demonstruesit, ashtu siç bënë përsëri një dekadë më vonë.

 

 

Roli i Soleimani-t në vrasjen e anëtarëve të MEK

Qasem Soleimani ka vrarë 141 anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) me anë të sulmeve terroriste në Irak nga viti 2009 deri në vitin 2016, duke përdorur proksi të Forcave Quds në Irak, të cilët i komandonte vetë.

Ai ka udhëhequr disa prej sulmeve kundër Kampit Ashraf, ku banonin anëtarët e MEK. Më pas, kur anëtarët e MEK u zhvendosën në Kampin Liberty me mbështetjen e OKB-së dhe SHBA-së, proksit e regjimit iranian kryen sulme të shumta me raketa ndaj Kampit Liberty nën urdhrat e Soleimani-t, duke vrarë disa dhjetëra njerëz. Më poshtë vijon një listë e sulmeve dhe e të vrarëve:

  1. Ashraf, 28 dhe 29 korrik 2009 u vranë 13 anëtarë të MEK
  2. Ashraf, 8 prill 2011             u vranë 36 anëtarë të MEK
  3. Liberty, 9 shkurt 2013             u vranë 7 anëtarë të MEK
  4. Liberty, 15 shkurt 2013 u vranë 3 anëtarë të MEK
  5. Ashraf, 1 shtator 2013             u vranë 52 anëtarë të MEK
  6. Liberty, 26 dhjetor 2013             u vranë 4 anëtarë të MEK
  7. Liberty, 29 tetor 2015             u vranë 24 anëtarë të MEK

 

Masakra në Ashraf

Krimi më i urryer i Soleimani-t u krye më 1 shtator 2013, ditë kur proksit e diktaturës iraniane, duke përfshirë Kata’ib Hezbollah dhe Asa’eb Ahl Al-Haq, sulmuan kampin Ashraf në provincën Diyala të Irakut. Në atë kohë atjen banonin vetëm 101 anëtarë të MEK, si kujdestarë të pronave të tyre, sipas një marrëveshjeje me OKB-në dhe SHBA-në. Ky sulm çoi në vrasjen në stil ekzekutimi të 52 anëtarëve të pambrojtur të MEK, dhe shtatë prej tyre u morën peng.

Në orën 5:15 të mëngjesit, kampi u sulmua nga drejtime të ndryshme, dhe deri në orën 7 të mëngjesit, sulmuesit vranë, masakruan, bombarduan e rrëmbyen njerëz. Për shkak të këtij akti kriminal, 52 banorë të pambrojtur u vranë në formë ekzekutimi, disa ndërkohë që ishin në pranga ose të plagosur në klinikë, dhe shtatë njerëz, duke përfshirë gjashtë gra, u morën peng. Pas gjashtë vitesh, nuk dihet asgjë për fatin e këtyre pengjeve. Në këtë sulm, pronat e banorëve me vlerë miliona dollarë u shkatërruan për shkak të shpërthimeve dhe zjarreve.

IRGC shpalli në një deklaratë: “Në një akt revolucionar, fëmijët trima të luftëtarëve të martirizuar irakenë kryen hakmarrjen e tyre historike ndaj Organizatës së Muxhahedinëve.”

Agjencia e lajmeve e Forcave terroriste Quds, e quajtur Tasnim, ia atribuoi sulmin një grupi të panjohur të përshkruar si “Tendenca popullore e fëmijëve të Entifadiya Sha’baniya”. Kjo është po e njëjta taktikë e njohur që është përdorur kur një grup i quajtur Jeish Al-Mokhtar mori përgjegjësinë për sulmin me raketë ndaj Kampit Liberty. Këto grupe nuk janë gjë tjetër veçse vartës të Forcave Quds që veprojnë në bashkëpunim të plotë me qeverinë irakene.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit më 2 shtator 2013 zbuloi se: “Pas bombardimeve kimike në rrethinat e Damaskut dhe rritjes së probabilitetit të një sulmi ushtarak nga SHBA kundër Sirisë, Khamenei ka kërkuar përshpejtimin e projektit të masakrës në Ashraf. Të martën më 27 gusht, Komandanti i Forcave terroriste Quds, Qassem Soleimani, udhëtoi me nxitim për në Irak ku u takua me Nouri al-Maliki jashtë orëve të zakonshme administrative (në 10:30 të darkës). Në atë takim u diskutua probabiliteti i një sulmi amerikan ndaj Sirisë dhe masakra në Ashraf. Në takim, ku ishte i pranishëm edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtar i Maliki-t, Falihal- Fayyadh, Soleimani dhe Maliki ranë dakord për kohën kur do të kryhej sulmi në Ashraf. Atëherë filluan të merreshin hapat praktikë për ta implementuar sulmin, ndërkohë që përgatitjet ishin bërë që më përpara.”[1]

 

Krimet e Soleimani-t jashtë vendit

Suleimani ka orkestruar sulme edhe në vende të largëta si Tailanda, New Delhi, Lagos, dhe Nairobi—të paktën tridhjetë përpjekje vetëm brenda 2011-ës dhe 2012-ës.

Një nga aktet famëkeqe të tij jashtë vendit ishte një plan, në 2011-ën, për të paguar një kartel meksikan droge që të hidhte në erë një restorant të famshëm në Uashington, DC, në të cilin po darkonte ambasadori saudit në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë trazirave të 2019-ës në Irak, forcat represive ndërmorën një taktikë të re fatale: liderët e protestave goditeshin nga snajper të pozicionuar në çatitë e ndërtesave. Këta snajperë qëlluan shumicën e 450 protestuesve të vrarë gjatë protestave. Protestuesit kanë kapur disa snajper me karta identiteti iraniane. Në nëntor, e njëjta taktikë u përdor në Iran ku mbi 1,500 protestues, shumica të rinj në të njëzetat, u qëlluan nga tarracat nga snajper që i përkisnin brigadës Quds. Soleimani ishte arkitekti i këtyre vrasjeve në Irak e Iran.

Soleimani është gjithashtu përgjegjës për vrasjet në Siri. Shtypi ka raportuar se në 2012-ën, Bashar Assad ishte në një situatë të vështirë. Ushtria e tij nuk luftonte për të, dhe Soleimani u mburr duke thënë se do të sillte brigada Bassij për ta ndihmuar. Është raportuar gjithashtu se në gusht të atij viti, 48 iranianë janë kapur brenda Sirisë të maskuar si pelegrinë që më vonë u identifikuan si anëtarë të forcave Quds. Soleimani filloi të sillte forca të huaja militante të përbëra nga anëtarë të Hezbollah dhe militantë shiitë irakenë. I dyti në komandë pas Soleimani-t, Gjeneral Hossein Hamedani, u vendos në Siri, dhe Irani filloi të dërgonte atje rezerva të shumta. Soleimani ribashkoi pjesë të ndryshme të aparatit sirian të inteligjencës, ndërkohë që numri i oficerëve të forcave Quds dhe proksive të tyre të huaj në Siri arriti në mijëra. 2000 luftëtarë të Hezbollah iu bashkuan atyre në prill 2013. Më në fund, me 80.000 forca luftarake nën komandën e Forcave Quds, Bashar Assad shpëtoi nga përmbysja.

Për vite të tëra, Suleimani kishte dërguar operativë në Irak për të kultivuar militantët Shiitë, kështu që, kur Saddam ra nga pushteti, ai e kishte krijuar një forcë luftarake atje: Brigadën Badr, krahu i armatosur i një partie politike shiite të formuar nga regjimi i mullahëve, nën emrin “Këshilli Suprem për Revolucionin Islamik në Irak”. Liderët e kësaj partie identifikoheshin kaq thellësisht me revolucionin iranian saqë militantët e Badr kishin luftuar në anën e forcave iraniane gjatë luftës Iran-Irak, dhe kundër Rezistencës Iraniane.

Sipas raporteve të shtypit në vitin 2004, Forca Quds nisi ta përmbytte Irakun me bomba letale të vendosura në anët e rrugëve, të cilat amerikanët i quanin E.F.P., d.m.th. “predha të formuara në mënyrë eksplozive.” E.F.P. nisën të bënin kërdinë mbi trupat amerikane, duke shkaktuar afërsisht njëzet përqind të vdekjeve në betejë. E.F.P. mund të ndërtoheshin vetëm nga teknikë të aftë, dhe shpesh aktivizoheshin nga sensorë të sofistikuar të lëvizjes. “Nuk kishte asnjë dyshim se nga ku vinin ato,” pati thënë Gjeneral Stanley McChrystal, i cili në atë kohë ishte kreu i Komandës së Përbashkët të Operacioneve Speciale. “E dinim se ku ishin të gjitha fabrikat në Iran. E.F.P. vranë qindra amerikanë.”

Suleimani e nxiti kreun e inteligjencës të regjimit të Assad-it që ta lehtësonte lëvizjen e ekstremistëve Sunni në Siri për të luftuar kundër amerikanëve. Është raportuar se në shumë raste, edhe Al Qaeda-s i është lejuar njëfarë lirie në Iran, për të përgatitur sulme ndaj shënjestrave perëndimore në Arabinë Saudite. Por strategjia e Soleimani-t për të përdorur ekstremistët Sunni pati një rezultat të tmerrshëm: pak pasi nisi pushtimi, po ata ekstremistë nisën të sulmonin qytetarë Shiitë dhe qeverinë irakene ku mbizotëronin Shiitët.

 

Krimet e Qassem Soleimani-t kundër PMOI/MEK – mbi dyzet akte terroriste

  • Sulm terrorist ndaj Kampit Faeze në Kut, Irak, 7 maj 1999
  • Sulm terrorist ndaj Kampit Habib në Irak, 25 shtator 1999
  • Sulm tokësor me raketa ndaj Kampit Ashraf në Irak, 18 prill 2001
  • Sulm tokësor me raketa ndaj Kampit Anzali në Irak, 18 prill 2001
  • Sulm tokësor me raketa ndaj Kampit Habib në Irak, 18 prill 2001
  • Sulm tokësor me raketa ndaj Kampit Alavi në Irak, 18 prill 2001
  • Sulm tokësor me raketa ndaj Kampit Faeze në Irak, 18 prill 2001
  • Survejim ajror pa pilot i Kampit Ashraf, 19 prill 2001
  • Sulm terrorist ndaj Kampit Habib, 7 qershor 2001
  • Sulm terrorist ndaj Kampit Faeze, 9 gusht 2001
  • Sulm terrorist ndaj Kampit Habib, 31 gusht 2001
  • Sulm terrorist ndaj Kampeve Anzali, Ashraf, Alavi, 12 prill 2003
  • Sulm terrorist ndaj grupeve të automjeteve të MEK në provincën Diyali, 15 prill 2003
  • Sulm terrorist ndaj pozicioneve të MEK në zonën e Imam Veis, 18 prill 2003
  • Sulm terrorist ndaj pozicioneve të MEK në zonën e Mandali, 23 prill 2003
  • Sulm terrorist ndaj grupit të automjeteve të MEK në urën që të çon në Meghdadiye, 25 prill 2003
  • Sulm terrorist ndaj grupit të automjeteve të MEK me raketa RPG, 27 prill 2003
  • Sulm terrorist ndaj dy grupeve të automjeteve të MEK rrugës për në Harouniye në provincë Diyali, 29 prill 2003
  • Sulm terrorist ndaj grupit të automjeteve të MEK rrugës për në Khalis, 29 prill 2003
  • Sulm me mortajë ndaj Kampit Ashraf, 17 korrik 2003
  • Sulm terrorist ndaj grupit të automjeteve logjistike të MEK përpara Kampit Zakeri, 1 gusht 2003
  • Rrëmbimi i dy anëtarëve të MEK në zonën Karade të Bagdadit, 4 gusht 2003
  • Sulm terrorist ndaj një autobusi me punëtorë irakenë rrugës për në Khalis, 29 maj 2006
  • Shpërthim i tubave të ujit në Kampin Ashraf, 17 korrik 2006
  • Shpërthim i tubave të ujit në Kampin Ashraf, 22 korrik 2006
  • Shpërthim i stacionit të pompimit të ujit në Kampin Ashraf, 8 shkurt 2008
  • Sulm me raketa Grad ndaj Kampit Ashraf, 26 maj 2008
  • Sulm me raketa Grad ndaj Kampit Ashraf, 4 korrik 2008
  • Sulm me raketë Katyusha ndaj Kampit Ashraf, 25 dhjetor 2011
  • Sulm me raketë Mini-Katyusha ndaj Kampit Ashraf, 27 dhjetor 2011
  • Sulm me raketa ndaj Kampit Ashraf, 28 dhjetor 2011
  • Sulm me raketa ndaj Kampit Liberty, 9 shkurt 2013
  • Sulm me raketa ndaj Kampit Liberty, 29 prill 2013
  • Sulm me raketa ndaj Kampit Liberty, 15 qershor 2013
  • Sulm terrorist dhe masakrim i 52 anëtarëve të MEK në Kampin Ashraf, 1 shtator 2013
  • Rrëmbim i 7 anëtarëve të MEK në Kampin Ashraf gjatë sulmit terrorist, 1 shtator 2013
  • Sulm me raketa ndaj Kampit Liberty, 26 dhjetor 2013
  • Sulm me raketa ndaj Kampit Liberty, 27 janar 2016

 

 

 

 

[1]https://www.ncr-iran.org/en/news/ashraf-liberty/14506-details-reveal-iraq-iranian-regime-coordination-in-camp-ashraf-massacre