Friday, March 29, 2024

Regjimi Iranian Dorëzohet Nën Presion. Rreptësia Është Përgjigjja e Vetme

Shkruar nga Mohammad Sadat Khansari më 06 shtator 2019.

Perëndimi vazhdon të përsërisë vazhdimisht të njëjtat gabime për sa i përket trajtimit të terrorizmit shtetëror iranian, bazuar në iluzione, argumenton Claude Moniquet i Qendrës Strategjike Europiane të Inteligjencës dhe Sigurisë (ESISC), me bazë në Bruksel.

“Për ta kuptuar plotësisht rrezikun është e nevojshme të bëhet një hap mbrapa. Në mars 2018 u arrestuan në Shqipëri operativë iranianë për organizimin e një sulmi mbi kompleksin e banimit të grupit kryesor të opozitës demokratike të Iranit, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK). Po të mos ishte zbuluar plani, kushedi se sa prej 3,000 banorëve mund të ishin vrarë. Në 2018-ën u zbuluan edhe komplote të tjera terroriste të Iranit, në Gjermani, Hollandë dhe Danimarkë,” shkruan z. Moniquet në periodikun Issues & Insights më 5 shtator 2019.

“Kështu që nuk duhej të ishim habitur kur një tjetër komplot terrorist u parandalua në Francë më 30 qershor 2018, pas një operacioni madhor inteligjence të koordinuar mes disa shteteve – Izraelit, Belgjikës, Francës, dhe Gjermanisë. Një çift iranian që kishin jetuar në Belgjikë për një kohë të gjatë si refugjatë u arrestuan në Bruksel. Në bagazhin e makinës së tyre ndodhej një bombë. Çdo gjë ishte plotësisht funksionale dhe gati për përdorim; duhej vetëm të lidhej detonatori.”

“U vërtetua shumë shpejt se dy iranianët ishin një qelizë e fjetur e MOIS (Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë), agjencisë së madhe iraniane që koordinon veprimtaritë e inteligjencës jashtë vendit, represionin brenda vendit dhe mbështetjen për terrorizmin.”

“Për disa vite, këta dy persona ishin shtirur si mbështetës të opozitës, dhe tani ishte koha që ata të vepronin. Ata ishin aktivizuar për të sulmuar në Paris, në takimin e përvitshëm të Rezistencës Iraniane të lidhur me MEK-un. Në këtë event të përvitshëm merrnin pjesë, si zakonisht, dhjetëra mijëra njerëz dhe qindra personalitete të shquara nga e gjithë bota.”

‘Diplomati Terrorist’ i Iranit Kishte Organizuar Komplotin me Bombë Kundër MEK-ut

Si pjesë e këtij hetimi, një diplomat iranian, Assadollah Assadi, u arrestua pasi kishte humbur imunitetin diplomatik duke udhëtuar për në Gjermani, dhe pas më shumë se tre muajsh debati, iu dorëzua Belgjikës ku mbahet aktualisht i arrestuar, shkruan z. Moniquet. Assadi, një zyrtar i lartë i MOIS-it, kishte status diplomatik në Ambasadën Iraniane në Vienë nga ku menaxhonte veprimtaritë e MOIS-it në Europë.

“Kjo ishte një katastrofë e vërtetë për Teheranin: Ishte hera e parë që një diplomat iranian arrestohej dhe akuzohej për një çështje terrorizmi në Europë. Nëse ai gjykohet, mënyra e të vepruarit e MOIS-it do të ekspozohet plotësisht, së bashku me faktin që Irani po përdor objektet diplomatike për të kryer terrorizëm në Europë. Kjo pa dyshim do të shkaktojë një tërmet diplomatik nga i cili regjimi iranian mund të mos e marrë veten kurrë,” shton z. Moniquet.

“Kështu që, natyrisht, Teherani po shkon deri në ekstreme për ta parandaluar ndodhjen e kësaj gjëje.”

Gazeta e spikatur franceze Le Monde raportoi më 31 korrik 2019 se në qershor, gjatë një “Këshilli të Mbrojtjes” në të cilin zyrtarë të lartë të sigurisë takohen çdo javë me kreun e shtetit, DGSE (shërbimet e jashtme të inteligjencës, ekuivalenti francez i CIA-s) ishin urdhëruar “të heshtnin lidhur me shqetësimet e tyre” për atë që e quajnë “terrorizmi shtetëror i Teheranit.”

  1. Moniquet shton: “Presidenti Macron ka deklaruar se, në luftën kundër terrorizmit, Franca është në unitet të plotë me SHBA-në. Por po bëhet gjithnjë e më e qartë se Uashingtoni dëshiron t’i kërkojë llogari Teheranit për të gjitha veprimtaritë e tij malinje, veçanërisht për terrorizmin. A mund të thotë të njëjtën gjë për veten Parisi?”

“Përgjigjja duhet të jetë po. Përvoja e marrë nga dyzet vite të dramës së ajatollahëve të çon në një përfundim të vetëm: Teherani dorëzohet nën presion. Rreptësia është përgjigjja e vetme. Nuk ka mundësi tjetër,” tha z. Moniquet.

Claude Moniquet ka kaluar 20 vite në DGSE si operativ terreni  dhe ka punuar në vitet 1987-1989, pas krizës së pengjeve të Libanit dhe shpërthimeve të bombave në Paris. Në vitin 2002, ai themeloi Qendrën Strategjike Europiane të Inteligjencës dhe Sigurisë (ESISC – ëëë.esisc.org), një think-tank me bazë në Bruksel. Ai është autor i njëzet librave mbi inteligjencën, terrorizmin, sigurinë ndërkombëtare dhe Lindjen e Mesme dhe në 2011-ën ka publikuar “L’Iran, un EtatTerroriste?”