Wednesday, January 26, 2022

Regjimi iranian e shton prodhimin e lëndës bërthamore të përshtatshme për armë

 

The International Atomic Energy Agency (IAEA) has warned that Iran's regime has produced 200 grams of uranium metal enriched up to 20 percentAgjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) paralajmëron se regjimi iranian ka prodhuar 200 gramë metal uranium të pasuruar deri në 20 përqind

 

Regjimi iranian vazhdon të prodhojë materiale që mund të përdoren për bomba bërthamore, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, të Kombeve të Bashkuara. IAEA i ka zbuluar këto gjetje në një raport të publikuar të martën, dhe tregon se regjimi iranian po bën përparime alarmuese për sa i përket ambicieve të tij bërthamore.

Në këtë raport, Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, tha se inspektorët e tij kishin konfirmuar që Teherani ka prodhuar 200 gramë metal uraniumi të pasuruar deri në 20 përqind.

Në shkurt, inspektorët e IAEA-së patën konfirmuar se regjimi kishte prodhuar 3.6 gramë metal uraniumi në kompleksin bërthamor të Isfahanit. Regjimi pretendon se i duhet uraniumi i pasuruar në nivel të lartë për qëllime civile. Por anëtarët europianë të paktit bërthamor të 2015-ës, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), kanë shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me prodhimin e metalit të uraniumit dhe thonë se Teherani nuk ka asnjë nevojë civile për të. Ata e kanë përshkruar këtë lëvizje si një “hap kyç drejt zhvillimit të një arme bërthamore.”