Saturday, August 15, 2020

Regjimi iranian jep dënime me vdekje e burgim për të parandaluar një kryengritje të re

Political prisoners are facing imminent execution in IranTë burgosurit politikë janë në rrezik ekzekutimi në Iran

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 28 qershor 2020—Regjimi i mullahëve që sundon Iranin, nga frika e shndërrimit të protestave të vazhdueshme në një kryengritje të re mbarëkombëtare të ngjashme me atë të nëntorit 2019 dhe janarit 2020, po përdor dënimet me vdekje dhe burgim të gjatë, duke arrestuar të rinj në masë dhe duke krijuar një atmosferë frike e shtypjeje. Gjithashtu, zyrtarët e regjimit janë thellësisht të shqetësuar për shtimin e veprimtarive të anëtarëve të “Njësive të Rezistencës,” një rrjet i gjerë brenda vendit që është i lidhur me opozitën iraniane Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Të premten, më 26 qershor, Mohammad Reza Habibi, kryegjyqtar i regjimit në qytetin Isfahan, shprehu shqetësim të madh për mundësinë e një kryengritjeje të re në horizont. “Operativët [e MEK] duhet ta kuptojnë që, nëse do të ketë ndonjë shkelje, pa dyshim që ne do të ndërmarrim aksion të rreptë kundër operativëve e rebelëve të tillë siç kemi bërë në 2009-ën, dhjetor 2017 / janar 2018, dhe nëntor 2019,” tha Habibi gjatë një seance lutjesh masive të së premtes, sipas agjencisë së lajmeve Fars, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare (IRGC) të regjimit. “Sot kemi 8,000 raste nga ngjarjet e sipërpërmendura që janë finalizuar dhe është vërtetuar që të akuzuarit janë fajtorë për mofsed-e-filarz (korrupsion mbi tokë),” shtoi ai. Regjimi i mullahëve njihet për ekzekutimin e njerëzve të akuzuar për mofsed-e-filarz.

Nasreddin Salehi, prokuror publik në qytetet Shahinshahr dhe Meymeh, gjithashtu në provincën Isfahan, në Iranin qendror, tha të shtunën se dënimet me vdekje dhe  burgim që janë dhënë për të akuzuarit për “vjedhje të armatosur” dhe liderët e rrjeteve të përfshira në kryengritjen e nëntorit 2019 do të ekzekutohen. Këto masa janë “kryer me planifikim të hollësishëm paraprak dhe kanë shkatërruar pronat publike. Këto vendime kanë dalë dhe do të ekzekutohen sapo të miratohen zyrtarisht nga gjykata,” tha ai, sipas agjencisë gjysëm-zyrtare të lajmeve ISNA. “Publikimi i qëllimshëm i gënjeshtrave, trazimi i mendjeve të publikut të përgjithshëm [me anë të internetit] ose me telefonat celularë, apo ripublikimi i qëllimshëm i këtyre gënjeshtrave do të ndëshkohet me 91 ditë deri në dy vite prapa hekurave, penalizim financiar ose të dyja,” vazhdoi Salehi.

Përpara publikimit të këtyre komenteve, të burgosurit politikë Amir Hossein Moradi, 26 vjeç, Saied Tamjidi, 28 vjeç, dhe Mohammad Rajabi, 26 vjeç, janë arrestuar, torturuar në mënyrë të tmerrshme dhe tani janë dënuar me vdekje për pjesëmarrjen e tyre në kryengritjen e nëntorit 2019. Ekzekutimi i tyre është shumë i afërt, sipas aktivistëve dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.