Friday, March 29, 2024

Regjimi iranian, shkaku i vetëm i vështirësive ekonomike të Iranit

Irani është një vend që ndodhet në skajin perëndimor të Azisë, i shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 636,372 milje katrorë. Ekonomia e Iranit, e cila, sipas statistikave të 2017-ës të Bankës Botërore, është shumë e varur nga burimet natyrore, është e dyta për nga madhësia në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Në vitin 2017, vlera e produktit të brendshëm bruto të Iranit ishte afërsisht 447.7 miliardë dollarë. Disa nga burimet kryesore natyrore të ekonomisë iraniane përfshijnë naftën, tokat e punueshme, gazin natyror, bujqësinë dhe mineralet si zinku dhe xeherori i hekurit.

Lajmet që dalin nga burime të ndryshme mediatike vendase dhe ndërkombëtare, megjithëse të ndryshme nga interpretimet shtetërore në lidhje me ekonominë në Iran, të gjitha sinjalizojnë një mesazh të përbashkët, ekonomia iraniane po përballet me perspektivat e saj më të zymta në gati dy dekada, me një parashikim pothuajse unanim të një rritjeje të ulët, inflacionit të lartë dhe papunësisë së vazhdueshme në përqindje të lartë . Këto kushte ekonomike në përkeqësim të vazhdueshëm, nga ana tjetër, kanë krijuar një stres të konsiderueshëm në politikat  e brendshme të qeverisë, duke çuar në tubime,  greva, protesta, falimentime biznesi, papunësi të lartë dhe inflacion si dhe duke inkurajuar emigracionin e mëtejshëm dhe largimin e kapitalit nga Irani.

nga ana strukturore, ekonomia e Iranit mbetet kryesisht shtetërore e kontrolluar dhe  e taksuar dobët, me subvencionim të lartë, e varur rrezikshëm nga eksporti i naftës bruto, jo transparente dhe e korruptuar. Qeveria dhe subjektet e lidhura me shtetin vazhdojnë të zotërojnë, menaxhojnë ose kontrollojnë rreth 70 për qind të ekonomisë, me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) duke hyrë gjithnjë e më shumë me duar të hapura në fusha të tilla strategjike të ekonomisë si nafta dhe gazi, infrastruktura, telekomunikacioni,  industria e raketave , energjisë bërthamore e shumë të tjera.

E thënë më thjeshtë, të gjithë ekspertët bien dakord për një fakt të pamohueshëm për shkakun e gjendjes aktuale të ekonomisë në Iran; ekonomia iraniane është jashtëzakonisht e keqmenaxhuar. Përveç sanksioneve të ashpra të jashtme, shpërfillja flagrante e regjimit ndaj këtij realiteti  ekonomik, populizmi i keqorientuar, sjelljet antikapitaliste, militarizimi në rritje dhe korrupsioni kolosal kanë krijuar një mjedis ekonomik jofunksional dhe po përkeqësojnë klimën e biznesit në Iran. Sektorit publik, i rrënuar nga nepotizmi dhe korrupsioni i përhapur gjerësisht, i mungojnë menaxherët kompetentë, llogaridhënia dhe kompetenca.
Inflacioni ka qenë një tipar endemik që nga revolucioni i 1979-ës. Sipas raporteve, norma aktuale e inflacionit të Iranit është më e larta në rajon dhe ndoshta e treta më e larta në botë.
Papunësia e zgjatur është një simptomë e rëndësishme e klimës së një biznesi të dobët në çdo vend. Të dhënat zyrtare të papunësisë së Iranit janë shumë të pasigurta, pasi numrat e publikuar nga agjenci të ndryshme qeveritare ndryshojnë shumë dhe raportohen gjithmonë te zvogëluara. Megjithatë, shumë vlerësojnë se shkalla aktuale e papunësisë në vend qëndron në afëro  30%. Rënia e ekonomisë së Iranit, e nxitur nga korrupsioni i qeverisë dhe politikat destruktive, ka zhytur jetën e shumë pensionistëve në varfëri të plotë.
Riali, monedha kombëtare e Iranit, ka pësuar një rënie të madhe në vitet e fundit, duke humbur më shumë se 80 për qind të vlerës së tij. Kjo ka shkaktuar rritje të çmimeve të mallrave bazë. Ndërkohë, pensionet dhe pagat nuk janë përshtatur me këtë ndryshim thelbësor në dinamikën ekonomike të shoqërisë. Sipas normave aktuale, shumica e pensionistëve jetojnë nën kufirin e varfërisë dhe numri i tyre po rritet.
Qytetet, qytezat, rrugët, sheshet,… në të gjithë Iranin kanë qenë skena të protestave pothuajse të përditshme, grevave, tubimeve dhe demonstratave nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë, durimi i të cilëve ka arritur nivelin e patolerueshëm gjatë viteve të fundit. . Një mori protestash të tilla nisën në janar 2017 në formën e një proteste mbarëkombëtare dhe  vazhdojnë edhe sot. Protesta e vitit 2017 u shtyp nga forcat e armatosura të sigurisë të regjimit duke rezultuar në disa të vdekur dhe shumë të plagosur.

Protestat mbarëkombëtare të nëntorit 2019, tubimet e vazhdueshme të mësuesve, pensionistëve, infermierëve, punëtorëve, shoferëve të taksive dhe kamionëve, protestat e Khuzestanit për ujin në Iranin jugperëndimor dhe protesta të ngjashme në provincën juglindore të Baluchestanit, dhe së fundmi, protestat e 26 nëntorit nga fermerët në Isfahan të Iranit qendror për ringjalljen e lumit të tharë Zayandehrud, janë të gjitha rezultat i paaftësisë së regjimit dhe shpërfilljes së tij të plotë ndaj mirëqenien së popullit iranian.

Me burime kaq të mëdha natyrore, populli iranian nuk do të duhej të përballej me këtë nivel të vështirësive ekonomike dhe Udhëheqësi Suprem i regjimit Ali Khamenei dhe regjimi i tij nuk po bëjnë absolutisht asgjë për t’i lehtësuar sadopak vuajtjet ekonomike të njerëzve. Përkundrazi, regjimi po shpenzon shumicën e burimeve dhe pasurisë së vendit për të mbështetur përfaqësuesit e tij në vendet fqinje, për të zgjeruar axhendën e tij të terrorizmit, për të avancuar teknologjinë e tij gjithnjë e më të rrezikshme dhe kapacitetin e raketave dhe armëve bërthamore. Populli i Iranit po paguan për qëllimet e liga të regjimit, si brenda ashtu edhe jashte Iranit, me jetët dhe kushtet e tyre të mjerueshme të jetesës. Diktatura fetare në Iran e ka sjellë gjendjen e ekonomisë së Iranit në prag të kolapsit total dhe është përgjegjëse e vetme për më shumë se 80% të popullsisë që jeton nën kufirin e varfërisë. Intensiteti dhe përsëritja e tubimeve dhe protestave të fundit në Iran janë tregues i fakteve se taktikat e frikësimit të regjimit kanë dalë në një rrugë pa krye dhe me gjithë premtimet boshe të qeverisë, shfaqjen e forcës dhe kërcënimet, dëshira e popullit iranian për t’u ngritur për të drejtat e tij, për të sjellë ndryshime në kushtet e tyre të tmerrshme të jetesës dhe për ta rrëzuar këtë regjim, është ende e gjallë dhe po forcohet çdo ditë e më shumë. U bëftë sa më shpejt realitet kjo dëshirë!