Tuesday, July 7, 2020

Regjimi Iranian Transporton Lëndë Djegëse në Venezuelë, Shenjë e Rrugës Qorre të Mullahëve

Iran Regime Ships Fuel to Venezuela, Sign of Mullahs’ Deadlock

Regjimi Iranian Transporton Lëndë Djegëse në Venezuelë

Pesë cisternat e para plot me lëndë djegëse nga Irani kanë mbërritur në Venezuelën që vuan për gazolinë, në këmbim të arit. Kjo tregti mes këtyre dy vendeve aleate konfirmon asfiksimin ekonomik të regjimit iranian.

Ekonomia e regjimit, e cila është e varur nga nafta, është përmbysur për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe pandemisë së koronavirusit. Çmimet e lëndës djegëse në mbarë botën janë ulur në mënyrë të konsiderueshme.

Për shkak të sanksioneve të rënda që janë vënë nga Shtetet e Bashkuara mbi të dyja regjimet, në Iran dhe Venezuelë, dhe kryesisht për shkak të politikave të korruptuara ekonomike dhe korrupsionit të institucionalizuar të këtyre regjimeve, ekonomia e të dy vendeve është dëmtuar keq.

Është një periudhë e vështirë sidomos për regjimin iranian. I gjendur përballë një shoqërie të pabindur dhe i përmbytur nga krizat e brendshme e ndërkombëtare, si dhe nga fakti që ka dështuar në shantazhin ndaj komunitetit ndërkombëtar duke përdorur pandeminë e koronavirusit, regjimit të mullahëve i duhet dëshpërimisht ari i Venezuelës, që llogaritet të jetë në vlerën rreth 500 milion dollarë, për të financuar grupet e tij terroriste dhe forcat shtypëse.

Nga ana tjetër, regjimi iranian ua ka frikën veprimeve të mundshme nga ana e SHBA. Me pak fjalë, ky veprim bëhet për shkak të asfiksimit ekonomik dhe dëshpërimit të regjimit.