Wednesday, September 22, 2021

Samiti “Irani i Lirë 2021” Nënvizon Domosdoshmërinë për t’i Kërkuar Llogari Regjimit

Të shtunën, të dielën dhe të hënën, qindra mijëra mërgimtarë iranianë në 105 shtete të ndryshme u bashkuan në lidhje direkte për të dëgjuar fjalimet e transmetuara drejtpërdrejt të politikanëve të lartë, njerëzve liri-dashës, dhe mbështetësve të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Gjatë Samitit Botëror tre-ditor për Iranin e Lirë, mbi 1,000 personalitete politike morën pjesë në këtë event si anëtarë delegacionesh që përfaqësonin Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Europian, botën arabe, e përtej.

Folësja kryesore e të tre eventeve ishte Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e NCRI. Të shtunën, fjala e saj u përqendrua kryesisht tek çështjet e brendshme të Iranit dhe dobësia e perceptuar e regjimit klerikal, por preku edhe mosveprimin e komunitetit ndërkombëtar përballë dhunimeve të vazhdueshme të të drejtave njerëzore në Iran.