Thursday, December 2, 2021

Sanksionet mbi Regjimin Iranian Janë të Efektshme, “Do t’i Imponojmë” Kudo: Pompeo

Shkruar nga Amir Taghati 

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Mike Pompeo tha të premten se Uashingtoni do të vazhdojë t’i imponojë sanksionet kundër regjimit të Iranit.

Sanksionet mbi regjimin iranian kanë qenë të efektshme dhe “do t’i imponojmë” kudo, tha Sekretari Pompeo.

Pompeo po fliste tek një program rajonal i lidershipit rinor në kryeqytetin tailandez Bangkok gjatë një takimi më të gjerë të vendeve të Azisë Jug-lindore me fuqitë botërore, raporton Reuters.

Më herët këtë javë Sekretari Pompeo mbrojti vendimin e SHBA-së për të vënë sanksione mbi Ministrin e Jashtëm të regjimit iranian, Mohammad Javad Zarif, duke thënë në Twitter: Së fundmi, Presidenti Donald Trump sanksionoi Liderin Suprem të Iranit, i cili ka pasuruar veten në kurriz të popullit iranian. Sot, SHBA etiketoi apologjetin kryesor të tij, Javad Zarif. Ai është po aq bashkëfajtor në sjelljen e paligjshme të regjimit sa edhe pjesa tjetër e mafias së Khamenei-t.