Tuesday, December 7, 2021

Senatorët Ted Cruz dhe John Boozman Mbështesin Betejën e Popullit Iranian për Demokraci

Senatorët Ted Cruz dhe John Boozman në takimin e Capitol Hill- 11-06-2019

06 nëntor 2019.

Këtë javë, senatorët amerikanë Ted Cruz dhe John Boozman shprehën solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për betejën e popullit iranian për të fituar liri dhe demokraci në Iran.

Të dy senatorët folën në një konferencë të kongresit në Senatin e SHBA-së më 6 nëntor 2019, dhe diskutuan shtimin e shtypjes ndaj popullit dhe agresionit rajonal të regjimit iranian, teksa protestat anti-regjim përhapen në Iran dhe intensifikohen në Irak e Liban. Gjithashtu folën edhe Ambasadori Robert Joseph, Ambasadori Lincoln Bloomfield, Jr., Ambasadori Marc Ginsberg, Profesor Ivan Sascha Sheehan, dhe Soona Samsami, Përfaqësuese në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). 

Senatori Ted Cruz (R-TX), anëtar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, tha: “Qeveria e Iranit ka disa dekada që gjendet nën një vel errësire. Ajatollah Khamenei dhe mullahët e shtypin brutalisht popullin. Dhe unë do t’i them popullit iranian, burrave dhe grave të Iranit: Amerika është me ju. Amerika është me ju dhe me luftën tuaj kundër tiranëve mizorë, shtypës, torturues e vrasës. Liria ka rëndësi. Unë besoj se një ditë do të mund të kemi një Iran të lirë, jo me Ajatollahun në pushtet.” 

Znj. Soona Samsami, përfaqësuesja në SHBA e NCRI-së, tha, “ka ardhur tashmë çasti që përfaqësuesit e zgjedhur të popullit amerikan të deklarojnë mbështetjen e tyre të pamohueshme për dëshirën e popullit iranian për ta përmbysur regjimin klerikal dhe për t’u kërkuar llogari zyrtarëve të tij për krimet dhe terrorizmin e tyre.” 

Ambasadori Marc Ginsberg, ish-ambasador i SHBA-së në Marok, vuri në dukje se populli iranian, ashtu sikurse populli i Irakut dhe Libanit “dëshiron ikjen e këtij regjimi.”  

Ai shtoi se regjimi i mullahëve “i ka ushqyer veprimtaritë e tij terroriste në kurriz të popullit iranian dhe shpresojmë që kur të vijë viti tjetër, ky regjim të mos jetë më në një pozicion për t’u marrë me këto veprimtari me të cilat po merret tani.” 

Profesor Ivan Sascha Sheehan, drejtor i programeve pasuniversitare në Negociata dhe Menaxhim Konflikti si dhe Çështje Globale dhe Siguri Njerëzore në Shkollën e Çështjeve Publike dhe Ndërkombëtare të Universitetit të Baltimore, tha se “populli iranian do të jetë arkitekti i Revolucionit të ardhshëm Iranian.”  

Ai shtoi se, sipas vlerësimit të tij, MEK në shtëpinë e tyre të re në Ashraf 3 në Shqipëri janë një “lëvizje politike opozitare e lidhur dhe e organizuar, me një histori të gjatë lufte kundër fondamentalizmit dhe diktaturës, e udhëhequr nga një lidership i talentuar femëror, me një platformë politike të mirë-përcaktuar, dhe me një rrjet të gjerë mbështetësish të pasionuar brenda Iranit e në mbarë botën, të etur për ta rrëzuar regjimin nga brenda.”