Thursday, March 28, 2024

SHBA Bllokon 27 Domain-e që Drejtohen nga Regjimi Iranian. Koha për t’iu Kundërvënë Propagandës së Mullahëve

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka bllokuar 27 emra të tjerë domain-esh të përdorura në mënyrë të paligjshme nga Garda Revolucionare (IRGC) e regjimit iranian për të përhapur keqinformim dhe pikat e bisedës të regjimit.

Departamenti i Drejtësisë, në një deklaratë më 4 nëntor, shpalli se “të 27 domain-et janë përdorur në shkelje të sanksioneve amerikane që kanë në shënjestër si Qeverinë e Iranit, ashtu edhe IRGC-në. Katër prej këtyre domain-eve pretendonin sikur ishin agjenci të vërteta lajmesh por në fakt kontrolloheshin nga IRGC dhe merrnin në shënjestër audiencat në Shtetet e Bashkuara, me qëllimin për të ndikuar fshehtazi në politikat dhe opinionin publik të Shteteve të Bashkuara, në shkelje të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA). Pjesa tjetër kishte në shënjestër audienca në pjesë të tjera të botës. Ky urdhër për ndalim vjen pas një ndalimi të mëparshëm të 92 domain-eve të përdorura nga IRGC për qëllime të ngjashme.”

“Brenda muajit të fundit kemi shpallur kapjen e armëve, lëndëve djegëse, dhe infrastrukturës së fshehtë të ndikimit të Iranit,” tha John C. Demers, Ndihmës Prokuror i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare. “29 kapjet e sotme janë një tjetër hap i rëndësishëm kundër fushatës mbarëbotërore iraniane të keqinformimit,” tha Avokati i SHBA, Anderson. “Kjo punë do të vazhdojë. Nuk mund ta lejojmë lidhjen që Irani ka me lajmet e rreme ta mposhtë përkushtimin tonë ndaj sundimit të ligjit.”

Siç është përmendur nga Avokati i SHBA, regjimi iranian ka përdorur uebsite të rreme për të ndjekur fushatën e tij të keqinformimit.