Sunday, March 29, 2020

SHBA dhe Europa mbi Programin e Raketave Balistike dhe Destabilizimin e Lindjes së Mesme nga Regjimi i Iranit

 Programi i raketave balistike të regjimit iranian dhe efekti destabilizues i mullahëve në Lindjen e Mesme do të jetë një nga temat më të mëdha të diskutimit në një mbledhje të ardhshme midis liderëve europianë dhe regjimit, sipas Ministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Lindjen e Mesme, Alistair Burt.

Këto çështje ishin disa nga problemet që Donald Trump kishte përmendur në janar, kur i dha Europës afatin e fundit për marrëveshjen me Iranin. Megjithëse Trump u tërhoq nga marrëveshja e Iranit, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), javën e shkuar, kjo lëvizje tregon se Europa dhe SHBA bien dakord që Regjimi Iranian duhet t’i adresojë këto çështje.

Burt ka thënë për agjensisë e lajmeve Asharq Al-Awsat: “Situata ka ndryshuar në lidhje me vendimin e SHBA. Por çështjet që kanë shqetësuar Shtetet e Bashkuara dhe i kanë bërë të tërhiqen janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe duket qartë që ato duhet të adresohen edhe nga iranianët. Irani nuk mund të mbështetet vetëm në zbatimin e JCPOA dhe të mos ndërmarrë masa në fushat e tjera. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë me detyrimet e saj nën JCPOA dhe do të gjejë mënyra për ta përfshirë pozitivisht Iranin në rajon.”

Sekretari i Shtetit të SHBA Mike Pompeo ka thënë për Fox News të dielën që Shtëpia e Bardhë donte ende të punonte me partnerët e saj europianë për të kundërshtuar “sjelljen e ligë” të Iranit dhe se Trump i kishte kërkuar atij “të punonte për të bërë një marrëveshje që arrin ato rezultate që mbrojnë Amerikën.”