Saturday, October 16, 2021

SHBA Fut në Listën e Zezë Kompani e Zyrtarë të Lidhur me Fondacionin e Martirëve të Iranit

Departamenti Amerikan i Thesarit

Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) etiketoi tre zyrtarë me bazë në Liban dhe 12 entitete me bazë në Liban, të cilët janë të lidhur me ‘Fondacionin e Martirëve’ të Iranit, pjesë e rrjetit mbështetës të Hizballah, si Terroristë Globalë të Etiketuar në Mënyrë të Veçantë (SDGT) të mërkurën.

Fondacioni i Martirëve, një organizatë iraniane e sanksionuar nga SHBA në 2007-ën, përdoret për të kanalizuar mbështetjen financiare nga Teherani drejt organizatave terroriste, duke përfshirë Hizballah, sipas Thesarit. Zyra në Liban e Fondacionit të Martirëve është një element thelbësor i rrjetit global të mbështetjes terroriste për Hizballah, sipas Thesarit. 

Hizballah është krijuar dhe financuar nga regjimi iranian dhe ka vepruar si grup proksi për të në eksportimin e terrorizmit në Lindjen e Mesme.  

 

Thesari etiketon kompanitë dhe zyrtarët e Fondacionit të Martirëve si terroristë globalë. https://home.treasury.gov/news/press-releases/sm917 …

 

“OFAC ka etiketuar Atlas Holding për faktin se zotërohet apo kontrollohet nga Fondacioni i Martirëve, si dhe zyrtarin e lartë të Atlas, Kassem Mohamad Ali Bazzi, dhe dhjetë kompani të lidhura me Atlas. Jawad Nur-al-Din dhe Sheikh Yusuf Aasi janë etiketuar gjithashtu, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv (E.O.) 13224, të ndryshuar, për faktin se janë udhëheqës apo zyrtarë të Fondacionit të Martirëve me bazë në Liban, i cili është etiketuar për mbështetje të terrorizmit në korrik 2007. Mirath S.A.L., që zotërohet apo kontrollohet nga Jawad Nur-al-Din, është etiketuar gjithashtu sot,” lexon deklarata.  

“Hizballah përfiton nga shitja e produkteve thelbësore për shëndetin dhe ekonominë e popullit libanez, si produktet farmaceutike dhe gazolina,” tha Sekretari Steven T. Mnuchin. “Administrata Trump qëndron në anën e popullit libanez, dhe jemi të vendosur për t’i ekspozuar dhe mbajtur përgjegjëse hilet e biznesit të Hizballah-ut për financimin e terrorit,” shtoi ai.  

“Hizballah është etiketuar nga Departamenti i Shtetit si Organizatë e Huaj Terroriste në tetor 1997 dhe si një SDGT në përputhje me E.O. 13224 në tetor 2001. Siç është përmendur në masat e tjera të Thesarit, zyra në Liban e Fondacionit të Martirëve vepron si organizatë parashtetërore iraniane dhe është një element thelbësor i rrjetit global të mbështetjes së terrorizmit të Hizballah. Ajo ofron shërbime si mbështetje financiare për familjet e anëtarëve të vrarë apo të burgosur të Hizballah, si dhe për familjet e bombarduesve vetëvrasës të HAMAS dhe Xhihadit Islamik Palestinez,” lexon deklarata e Thesarit. 

Hezbollah është themeluar nga Garda Revolucionare (IRGC) e regjimit iranian në vitin 1982 dhe ka luajtur rol kyç në kryerjen e veprimtarive terroriste në emër të regjimit në rajon. 

Hezbollah ka qenë nën komandën e Qassem Soleimani, i cili udhëhiqte Forcat Quds të IRGC-së. Pas eliminimit të Soleimani-t nga një sulm amerikan me dron në Bagdad më 3 janar, Hassan Nasrallah, lideri i Hezbollah, tha se para vdekjes, Soleimani kishte kërkuar 120 komandantë të Hezbollah nga Nasrallah. 

Gjatë luftës kriminale në Siri, Qassem Soleimani përdorte mercenarë të Hezbollah për të luftuar kundër rebelëve sirianë. Sipas raporteve, të paktën 2,000 luftëtarë të Hezbollah janë dërguar në Siri, nën komandën e Forcave Quds. Ata ishin pjesë e forcave që e mbajtën diktaturën e Assad-it në pushtet me taktika brutale, duke shkatërruar qytete e fshatra e duke masakruar qytetarë.