Tuesday, August 3, 2021

SHBA Vë Sanksione të Reja mbi Industrinë e Metaleve të Regjimit Iranian

Shkruar nga MahmoudHakamian

U.S. Slaps new sanctions on Iran regime’s Metal Industry

Thesari Amerikan, në një njoftim për shtyp, ka shpallur se ka sanksionuar katër kompani çeliku, alumini dhe hekuri që operojnë brenda sektorit të metaleve të regjimit iranian

Të enjten, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara, në një njoftim për shtyp, shpalli se ka sanksionuar katër kompani çeliku, alumini dhe hekuri që operojnë brenda sektorit të metaleve të regjimit iranian, duke përfshirë një degë të Kompanisë së Çelikut Mobarakeh — që është prodhuesi më i madh i çelikut në Iran.

Thesari amerikan ka sanksionuar gjithashtu një agjent shitjesh me bazë në Gjermani dhe tre agjentë shitjesh me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe për faktin që janë në pronësi apo nën kontrollin e Kompanisë së Çelikut Mobarakeh.

Sipas Thesarit Amerikan, këto sanksione të reja ndikojnë në “të gjitha pronat dhe interesat në pronat e këtyre personave që janë në Shtetet e Bashkuara apo në zotërimin apo kontrollin e personave amerikanë,” dhe marrëveshjet “duhet të bllokohen dhe t’i raportohen OFAC-së. Rregulloret e OFAC përgjithësisht ndalojnë çdo marrëveshje nga persona amerikanë apo brenda (apo që kalojnë përmes) Shteteve të Bashkuara të cilat përfshijnë prona apo interesa në pronat e personave të bllokuar apo të etiketuar, përveç rasteve kur një gjë e tillë është e liçensuar apo është bërë një përjashtim.”

Regjimi Iranian i përdor këto burime të mëdha kombëtare për të ndjekur politikat e tij luftënxitëse. Ndërkohë populli iranian po lufton me pandeminë e COVID-19, e cila deri tani ua ka marrë jetën mbi 61,000 njerëzve.