Friday, March 29, 2024

Shqipëria Përjashton 2 Diplomatë Terroristë të Regjimit Iranian

Ambasada e regjimit iranian në Tiranë, Shqipëri

Shkruar nga Mansoureh Galestan më 15 janar 2020.

Të mërkurën, Ministria e Jashtme e Shqipërisë përjashtoi dy diplomatë terroristë të regjimit iranian për kryerje të veprimtarive “jo në përputhje me statusin e tyre.”

Shqipëria, e cila strehon “mijëra anëtarë të një grupi disidentësh iranianë të mërguar, përjashtoi dy diplomatë iranianë të mërkurën, më shumë se një vit pas dëbimit të ambasadorit iranian,” raporton Reuters, duke shtuar:

“Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj i ka identifikuar dy diplomatët në një deklaratë në mediat sociale si Mohammad Ali ArzPeimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast. Ata janë përjashtuar për veprimtari që nuk përputhen me statusin e tyre diplomatik, një frazë që përdoret shpesh në rastet e spiunazhit,”

“Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit u është kërkuar të largohen menjëherë nga territori i Republikës së Shqipërisë,” tha Cakaj.

Këto gjashtë vitet e fundit, Shqipëria, anëtare e NATO-s dhe aleate e SHBA, ka strehuar anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, e cila është në opozitë me sunduesit klerikalë të Iranit…

Një stacion televiziv shqiptar, “Top Channel,” ka raportuar:

“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka marrë vendim që përfaqësuesit e Republikës Islamike Iraniane në Shqipëri, Mohammad Ali ArzPeimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, të deklarohen ‘persona të padëshirueshëm’ për shkak të zhvillimit të veprimtarive në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike,”

Top Channel kishte raportuar më parë se “këta persona kishin lidhje direkte me ish Komandantin Suprem të Quds, Gjeneral Qassem Soleimani, i cili u vra nga SHBA.”

Më 15 janar 2020, Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) publikoi një deklaratë lidhur me këtë ngjarje.