Wednesday, January 26, 2022

Shterimi i trurit në Iran: Impakti i varfërisë dhe inflacionit

Iran’s brain drain - The impact of poverty and inflationMe sa duket, migrimi i individëve të arsimuar e të specializuar nga Irani drejt vendeve të tjera, dukuri që njihet si shterimi i trurit, po bëhet gjithnjë e më intensiv me kalimin e viteve. Sipas studimeve të kryera në 2019-ën, Irani renditej i dyti në botë për sa i përket shterimit të trurit, me rreth 180,000 profesionistë të emigruar. Sigurisht, me përkeqësimin e të gjitha aspekteve të jetës në Iran gjatë gjithë këtyre viteve të fundit, me marrjen nën kontroll të të tre pushteteve shtetërore në Iran nga individët më të afërt e më të besuar të Khamenei-t (RaisiEjei, dhe Ghalibaf) dhe me rritjen e pakënaqësisë publike, pa dyshim që kjo statistikë është rritur.

Shterimi i trurit në një shtet zakonisht ndodh për tre arsye: probleme ekonomike, shoqërore, ose politike. Kriza e vazhdueshme e shterimit të trurit në Iran mund t’i atribuohet efekteve të ndërthurura të shumë faktorëve, duke përfshirë dekada të tëra qeverisjeje të dobët, represionin e gjerë të vazhduar politik e shoqëror, dhunimet e rënda të të drejtave njerëzore, perspektivën e zymtë ekonomikekorrupsionin, dhe faktorë socio-demografikë.

Momentalisht, gjithë këta parametra duket se janë bashkuar për të mos lënë asnjë zgjidhje për shumë iranianë, përveç largimit nga vendi. Këta faktorë kanë shkaktuar pakënaqësi tek shumica e iranianëve, dhe sipas studimeve, 30% e popullsisë ka prirjen të emigrojë jashtë vendit. Nga njëra anë, kjo pakënaqësi mund të shihet në statistikat dhe shifrat ekonomike që tregojnë se, për shembull, 80% e popullit është nën pragun e varfërisë. Klasa e mesme pothuajse është zhdukur dhe ushqimet thelbësore janë të papërballueshme për miliona njerëz. Lajmet për grevat e punëtorëve  të cilët nuk paguhen që prej disa muajsh, shihen pothuajse çdo ditë në media dhe janë bërë një gjë e zakonshme. Papunësia e të rinjve ka arritur një të tretën e kësaj popullsie dhe tani ka një numër të madh të diplomuarish që bëjnë punë të tilla si shofer taksie.

Në provincën Kurdistan ka shumë njerëz që mbartin mallra mbi shpinë dhe i çojnë në anën tjetër të kufirit, të njohur si “kolbar” ose hamaj të kufirit. Çdo muaj, ata vriten nga policia kufitare që qëllon mbi ta pa u ndëshkuar.

Situata e Iranit është aq e zymtë sa gati një e treta e popullsisë metropolitane, e cila nuk mund të përballojë më të paguajë qiratë e rënda brenda qyteteve, detyrohet të largohet drejt periferive të qyteteve dhe jeton në kushte shumë të këqija, në kasolle që nuk kanë as standardet minimale të jetesës, si uji i pijshëm, energjia elektrike, banjo të përshtatshme, etj

Për më tepër, korrupsioni i përhapur dhe i institucionalizuar në qeveri ka çuar në ndarje të pabesueshme klasore midis zyrtarëve e anëtarëve të regjimit dhe njerëzve të thjeshtë.  . Është zbuluar se zyrtarët e regjimit dhe personat që kanë lidhje me ta kanë akses në monedhën e huaj me normë më të ulët, që është rreth një e shtata e kursit të tregut.  Ata e shesin atë në tregun e hapur me një çmim shumë më të lartë dhe fitimet i fusin në xhepin e tyre. Kjo është arsyeja pse Irani është renditur me numrin më të madh të milionerëve në Lindjen e Mesme.

Korrupsioni qeveritar që ka shkaktuar një varfëri të gjerë është një nga arsyet kryesore që shumë të rinj kanë humbur shpresat për të ardhmen dhe janë bërë të varurnga droga. Kjo është parë rrallë përpara revolucionit të 1979-ës. Fakti që shumë të rinj studentë, madje edhe nxënës të shkollave të mesme bëhen të varur nga droga është shumë i zakonshëm në Iranin e sotëm. Presioni i pamundësisë për të përballuar një jetë  normale i detyron ata të të mdërpresin studimet dhe të gjejnë një qoshe në periferitë e qyteteve për të kaluar natën. Në Iran, ata quhen si fjetësit në kartona, që do të thotë se jetojnë dhe flenë në kuti kartoni.

Sipas statistikave të publikuara të regjimit, aktualisht ka 4.4 milion persona të varur nga droga në Iran. Shifra reale është shumë më e lartë, sigurisht. Të njëjtat statistika tregojnë  se numri i këtyre personave në vend është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit. Qendrat e shpërndarjes së drogës drejtohen dhe menaxhohen në mënyrë indirekte nga Garda Revolucionare e Iranit dhe zyrtarët e regjimit. Ata operojnë rrjetin e shpërndarjes së drogës pa frikë nga arrestimi apo kërkesa e llogarisë. Për të mbuluar një operacion kaq fitimprurës, herë pas here arrestohen dhe ekzekutohen disa përdorues dhe shpërndarës droge. Por numri në rritje i personave të varur nga droga tregon qartë se rrjetet e shpërndarjes së drogës janë imune. Në fakt, sigurimi i drogave tani është më i lirë dhe më i lehtë sesa sigurimi i disa artikujve ushqimorë.

Duke marrë parasysh sa më sipër, është e natyrshme që shumica e njerëzve të arsimuar, të cilët kanë punuar shumë për vite me radhë, kanë studiuar, kanë fituar përvojë për të patur një jetë më të mirë dhe që shohin kushte të tilla, arratisen nga vendi për të shpëtuar nga ky burg i tmerrshëm. Por duke qenë se jo të gjithë e kanë të mundur të emigrojnë dhe jo të gjithë duan të largohen nga Irani, shumë prej tyre po përpiqen ta ndryshojnë situatën në Iran

Motivimi pas pjesës më të madhe të këtij imigrimi është fakti se iranianët nuk mund ta tolerojnë despotizmin e mullahëve që u imponon kufizime të padurueshme politike dhe shoqërore. E vërteta e trishtë është se, për sa kohë që mullahët të jenë në pushtet, do të shohim vetëm rritje të numrit të studentëve dhe ekspertëve që largohen përgjithmonë nga Irani.

Por sipas politikanëve dhe sociologëve që e njohin mirë situatën në Iran, kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjatë. Kjo korrespondon edhe me atë që po thonë vetë disa zyrtarë iranianë. Shoqëria iraniane është si një bombë që po i afrohet me shpejtësi fazës së shpërthimit, ose sipas Ahmadinejad, ish presidentit të këtij regjimi, po afrohet një përmbytje që do t’i marrë me vete të gjithë.