Monday, September 27, 2021

Banorët protestojnë ndaj minimizimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i shkallës 5.6 në Iranin jug-perëndimor

 

Sisakht EarthquakeBanorët e zemëruar në Sisakht të Iranit jug-perëndimor kanë protestuar ndaj minimizimit nga ana e zyrtarëve dhe televizionit shtetëror të dëmeve të shkaktuara nga një tërmet i shkallës 5.6 që ktheu në rrënoja shumë shtëpi.

Tërmeti tronditi qytetin jug-perëndimor Sisakht dhe fshatrat përreth mbrëmjen e 17 shkurtit. Agjencitë shtetërore të lajmeve shpallën 64 të plagosur dje, 25 prej të cilëve janë transferuar në spitale. Tërmeti preku një zonë me diametër 10km nga epiqendra.

Një faqe lokale interneti ka thënë se zyrtarët i kanë minimizuar dëmet kur kanë transmetuar raportet fillestare në televizionin shtetëror IRIB TV. Raporti kritikon autoritetet për llogaritjet e tyre të gabuara.