Monday, September 27, 2021

Iran: Vetëvrasja e një vajze adoleshente në Dishmuk në provincën Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad

Të Dielën, 1 nëntor, një vajzë 14-vjeçare e quajtur Rana Sanaei, banore në Provincat Dishmuk, Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad, u vetëvra duke varur veten.

Familja e vajzës adoleshente tha se fëmija i tyre kreu vetëvrasje sepse ajo nuk kishte një smartphone dhe nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në klasat në internet. Burime lokale u shprehen se ajo kreuvetëvrasje sepse u detyrua të martohej kundër vullnetit të saj. Rana u varros më 2 nëntor.

Statistikat vjetore të vetëvrasjeve të adoleshentëve iranianë janë më shumë se 7%, sipas Organizatës Iraniane të Mjekësisë Ligjore.