Thursday, March 28, 2024

Martesat e fëmijëve në Iran Çojnë në Praktikën e Shitjes së Vajzave

Not only do the ayatollahs not respect the rights of children, but they have also turned children, especially girls, into goods for trade.Mosha e martesës në Iran është ulur në vitin 1982 nga 18 për vajzat e 20 për djemtë, në vetëm nëntë për vajzat dhe 15 për djemtë, gjë që është një goditje e tmerrshme ndaj të drejtave të fëmijëve, sidomos të vajzave.

Pas thirrjeve të shumta publike, kjo gjë u ndryshua në 13 për vajzat në vitin 2002, por martesat lejohen të bëhen në mosha më të vogla me lejen e prindërve dhe gjykatësve. Edhe nëse nuk do të kishte asnjë mënyrë për t’i përmbysur ligjet, 13 vjeç është një moshë tejet e vogël për martesë.

Në 2017-ën, sipas agjencisë gjysmë-zyrtare të lajmeve ISNA, Parlamenti (Majlis) paraqiti një amendament që do ta kishte ngritur moshën e martesës në 16 për vajzat dhe 18 për djemtë, edhe pse do t’i lejonte vajzat të martoheshin në moshën 13 vjeçare me pëlqimin e prindërve apo të një gjykatësi, por kjo u refuzua nga Komiteti Ligjor dhe Gjyqësor.

Vendimi dëmtues për të lejuar martesën e fëmijëve është tejet i rrezikshëm për të gjithë fëmijët, por barra është më e rëndë për vajzat, të cilat zakonisht i martojnë me burra shumë më të mëdhenj në moshë, i detyrojnë të përjetojnë shtatzani e lindje në moshë të hershme, dhe të cilat janë përgjithësisht viktima të dhunës në familje si rezultat i pamundësisë për t’u larguar nga martesa. Kjo gjë i shkakton dëme shoqërisë iraniane për shumë dekada.