Thursday, March 28, 2024

Martesat e fëmijëve në Iran – Mbi 7,000 vajza nën 14 vjeç janë martuar brenda 3 muajsh

Statistikat mbi martesat e fëmijëve në Iran – Sipas raportit tre-mujor të Qendrës Kombeëtare të Statistikave të Iranit (NSC), mbi 7,000 vajza nën moshën 14 vjeç janë martuar në Iran nga prilli deri në qershor të 2020-ës. Shifra e publikuar nga NCS për numrin e vajzave të martuara në moshën nga 10 deri në 14 vjeç është, saktësisht, 7323. Gjatë po kësaj periudhe është regjistruar gjithashtu martesa e një vajze nën moshën 10 vjeç. (Raporti i NCS – 30 nëntor 2020)

NSC ka shpallur gjithashtu se midis viteve 2016 dhe 2019 janë regjistruar rreth 130,000 martesa fëmijësh nën 14 vjeç. Kjo do të thotë se ka 43,300 martesa fëmijësh nën-14 vjeç në vit.