Monday, September 27, 2021

Mediat Shtetërore: Regjimi Iranian Fiton 500 Milion Dollarë nga Ndërprerjet Aktuale të Energjisë

 

Dhjetëra provinca iraniane po përjetojnë ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike në këto ditë të nxehta vere dhe në mesin e krizës së Covid-19. Ditët e fundit, mediat shtetërore të regjimit e kanë pohuar se zyrtarët përfitojnë nga kjo situatë dhe e kanë krijuar atë.

Mohammad Hassan Motavilizadeh, CEO i Tavanir, tha se situata do të jetë “emergjente” dhe viti pers 1400 është “një vit i jashtëzakonshëm në shumë aspekte.”

Parlamenti i regjimit po tenton të fitojë 500 milion dollarë në kriptomonedha në mesin e një situate me ndërprerje të mëdha të energjisë. Për më tepër, regjimi vazhdon ta eksportojë elektricitetin drejt vendeve fqinje të Iranit.

“Mesditën e djeshme, në njërën nga ditët më të nxehta të kësaj vere, shumë pjesë të kryeqytetit patën ndërprerje të elektricitetit. Ndërkohë që qytetarët në Teheran ankoheshin për këtë, lajmet flisnin për ndërprerje të elektricitetit edhe në pjesë të tjera të vendit,” shkruante të hënën më 5 korrik 2021 e përditshmja shtetërore Hamdeli.

“Dje pati një ndërprerje të energjisë në Teheran, dhe një pjesë e madhe e kryeqytetit ka qenë plotësisht në terr për disa orë mbrëmjen e të shtunës,” shton Hamdeli.