Tuesday, September 28, 2021

Qeveria e Iranit Fajëson Këdo Përveç Vetes për Mjerimin e Popullit

Qeveria iraniane e ka djegur tokën e vendit dhe, teksa po i afrohet fundit, zyrtarët e saj po bëhen gjithnjë e më të neveritshëm. Një nga këta persona është presidenti Hassan Rouhani i cili, ashtu si edhe lideri suprem i regjimit, nuk di t’i ndalë gënjeshtrat dhe ka një interes e specialitet të veçantë për to.

Zyrtarët e qeverisë, për të gjitha problemet e vendit, fajësojnë ‘arrogancën globale’, d.m.th. qeverinë amerikane, të ndjekur nga Britania. Por nuk e pranojnë asnjëherë përgjegjësinë e vet për gjithë këtë shkatërrim.

Kështu, tani që tryezat dhe xhepat e njerëzve janë bosh, miliona të rinj janë pa punë, pensionistët pas një jete të tërë pune detyrohen të protestojnë për pensionet e tyre minimale të cilat janë tre herë më të ulëta sesa pragu i varfërisë, koronavirusi po e shkatërron vendin dhe popullin ndërkohë që qeveria përpiqet ta shesë vaksinën në vend që ta japë falas, dhe vendi përballet me rënie ekonomike, inflacion, varfëri dhe mjerim, etj., të gjitha këto përshkruhen si ‘dashamirësi’ e sistemit dhe popullit nuk i lejohet të ankohet.

Rouhani më 20 prill 2021 tha: “Gjatë tre viteve të shkuara, armiqtë e kësaj toke janë përpjekur të krijojnë uri në vend përmes luftës ekonomike. Qeveria nuk ka lejuar që kjo kërkesë e armikut të plotësohet duke ofruar e shpërndarë të mira të shumta në vend.” (ISNA, 20 prill 2021)