Monday, September 27, 2021

Shkaku i braktisjes së shkollave në Iran

Iranian child working to survive

Me rritjen e krizës ekonomike në Iran dhe të pandemisë Covid-19, shumë nxënës detyrohen ta braktisin shkollën.

Më 2 prill, Behrouz Mohebbi, deputet i regjimit, përmendi shifrën prej 30 deri në 40 përqind të braktisjës së shkollës në Iran. Sipas Mohebbi, një nga arsyet pse nxënësit braktisin shkollën është “mungesa e infrastrukturës së nevojshme që nxënësit të përdorin softëare-et dhe internetin për ta vazhduar arsimimin online.” Si rrjedhim, nxënësit në shumë provinca detyrohen ta lënë shkollën.

“Një nga problemet e shoqërisë sonë është situata e atyre nxënësve që janë detyruar t’i lënë studimet për shkak se nuk kanë akses në tablete apo smartfona. Situata arsimore e 6 milion nxënësve ka mbetur pezull,” shkruante e përditshmja shtetërore Arman më 3 prill.

Në shtator, një nga deputetët e regjimit pati thënë se, sipas Ministrisë së Arsimit, 3.5 milion fëmijë nuk mund ta përdorin aplikacionin mësimor “Shad” për arsye se nuk kanë akses në internet apo smartfona.

Numri në rritje i nxënësve që braktisin shkollën në Iran nuk e ka shkakun thjesht tek pandemia e Covid-19 vitin e shkuar. Që kur mullahët morën pushtetin në Iran në 1979-ën, miliona fëmijë e kanë braktisur shkollën për shkak të varfërisë. Shumë nga këta nxënës të varfër keqtrajtohen ose bëhen të varur nga droga.