Monday, September 27, 2021

Vetëvrasjet Tragjike të Fëmijëve Vazhdojnë në Iran; Pesë Raste Brenda Një Dite –

 

Sipas statistikave zyrtare, në Iran, vetëvrasjet e fëmijëve dhe adoleshentëve përbëjnë shtatë përqind të të gjitha vetëvrasjeve të vendit. Megjithatë, ashtu si shumë statistika të tjera që jepen nga qeveria dhe strukturat e saj, ky numër me shumë mundësi është vetëm një fraksion i numrit të vërtetë të vetëvrasjeve të fëmijëve nën sundimin e ajatollahëve.

Irani renditet si një nga vendet me popullsinë më të re në moshë në botë. Por brezat e ri të vendit nuk shohin asnjë frymëzim apo të ardhme të ndritur për shkak të shtypjes sistematike dhe keqmenaxhimit, të cilat e kanë shtyrë vendin deri në prag të rrënimit.

Nuk kalon asnjë ditë pa një lajm dëshpërues lidhur me një vetëvrasje të re të kryer nga një i ri apo adoleshent. Fatkeqësisht, në rrethana të tilla, duke marrë parasysh edhe vdekjet e përditshme për shkak të koronavirusit, kjo dramë është bërë rutinë. Ndërkohë, shumë qytetarë preferojnë të vdesin më mirë sesa të jetojnë nën shtypjen e regjimit teokratik dhe Gardës vrasëse Revolucionare (IRGC) të tij.