Saturday, September 25, 2021

Të paktën 45,000 infermierë iranianë janë infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19.

 

Sipas një zyrtari të ministrisë së shëndetësisë, të paktën 45,000 infermierë iranianë janë infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Kjo ndërkohë që infermierët iranianë marrin rroga më të vogla gjatë pandemisë së rëndë të COVID-19 në vend, tha sot një zyrtar i shëndetësisë.

Në komentet e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim, Shamsodin Shamsi, kryetari i Këshillit Suprem të Organizatës së Infermierëve, ka thënë:” ka patur një mungesë prej 100,000 infermierësh në njërin nga vendet më të prekura në botë”. Ai përmendi gjithashtu se rrogat e infermierëve janë ulur pavarësisht rritjes së ngarkesës së punës gjatë pandemisë.

“Një nga problemet në sektorin e infermierëve janë mungesat në forcën punëtore. Kur ka një mungesë të tillë, cilësia e shërbimeve shëndetësore ulet. Standardet ndërkombëtare kërkojnë 2.5 infermierë për shtrat në spitale. Në vendin tonë, ky numër nuk është as 1. Mesatarisht kemi më pak se 1 infermier për shtrat në spitale.”

Shamsi shtoi se duhen edhe rreth 100 deri në 150 mijë infermierë iranianë për të plotësuar mungesën. Ai parashikoi se rreth 30 mijë infermierë do të rekrutohen vitin e shkuar, por edhe me shtimin e të rekrutuarve, Irani prapë nuk i plotëson standardet ndërkombëtare.

“Kur infermierët infektohen me COVID-19, ata largohen nga puna për dy javë, dhe infermierët e tjerë përballen me një presion edhe më të madh të punës,” tha kryetari i Këshillit Suprem.