Sunday, June 20, 2021

Ambasadori Bloomfield: SHBA Ka Nevojë për “një Strategji Gjithëpërfshirëse” për t’i Dhënë Fund 41 Viteve Terrorizëm të Regjimit Iranian

 

Amb. Lincoln Bloomfield speaks to the online panel - February 4, 2021Amb. Lincoln Bloomfield flet në panelin online – 4 shkurt 2021

Më 4 shkurt, diplomati terrorist i burgosur i Iranit, Assadollah Assadi, u dënua me 20 vite burg nga një gjykatë belge për rolin e tij në orkestrimin e një komploti të dështuar me bombë që kishte në shënjestër tubimin e opozitës në Francë, në 2018-ën. Dënimi i Assadi-t dhe provat e gjetura në kohën e arrestimit të tij dhe të tre bashkëpunëtorëve të tij nënvizuan faktin se i gjithë regjimi ka qenë i përfshirë në komplotin terrorist të 2018-ës. Me fjalë të tjera, kjo ekspozoi terrorizmin shtetëror të regjimit.

Regjimi i përdor misionet diplomatike dhe të ashtu-quajturit diplomatë të tij për të kryer akte terroriste jashtë vendit. Vitet e fundit, një numër shtetesh europiane kanë përjashtuar diplomatë të regjimit, madje Shqipëria ka dëbuar vetë ambasadorin e regjimit, për rolin e tyre në implementimin e mandateve terroriste të regjimit.

Dënimi i Assadi-t ka ngritur alarmin në Perëndim, duke nënvizuar nevojën që Shtetet e Bashkuara dhe Europa të formojnë një “plan gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund 41 viteve terrorizëm” të regjimit klerikal, siç u theksua nga Ambasadori Lincoln Bloomfield Jr., ish Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Politiko-Ushtarake, gjatë një eventi online të enjten, më 4 shkurt.

“Le të kemi një strategji të re, të kemi mjete të reja, t’i çrrënjosim operacionet e informacionit në mesin tonë. Le t’i përballim me drejtësinë fajtorët për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte,” tha Ambasadori Bloomfield, duke folur në një konferencë të zhvilluar nga zyra përfaqësuese në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).