Sunday, June 20, 2021

Ambasadori Joseph: Sistemi Gjyqësor e Ka Mbaruar Punën e Tij, Tani Qeveritë Duhet ta Adresojnë në Mënyrë Decizive Terrorizmin e Regjimit Iranian

 

Ambasadori Robert Joseph, ish Nënsekretar amerikan i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare-foto fajli

Të enjten, një gjykatë në Belgjikë dënoi Assadollah Assadi-n, diplomatin terrorist të Iranit, dhe tre bashkëpunëtorët e tij me një total prej 70 vitesh burg për terrorizëm. Assadi mori dënimin maksimal me 20 vite për rolin e tij kryesor në komplotin e dështuar me bombë kundër tubimit Irani i Lirë të opozitës në 2018-ën, në Francë.

Dënimi i Assadi-t shënon një moment historik në marrëdhëniet Europë-Iran dhe konfirmon terrorizmin shtetëror e të institucionalizuar të regjimit iranian.

Gjykata belge dhe Drejtësia Belge e kanë mbaruar detyrën e tyre ligjore, dhe tani është koha që qeveritë perëndimore “të veprojnë në mënyrë decizive, me dijen se bërja e lëshimeve të mëtejshme regjimit vetëm sa do të sjellë më shumë padrejtësi për popullin iranian dhe më shumë akte kriminale e terroriste,” siç tha Ambasadori Robert Joseph, ish Nënsekretar amerikan i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare, gjatë një konference online të enjten.

Ambasadori Robert Joseph: Tani që është shpallur verdikti, drejtësia e ka mbaruar punën e saj. Tani është koha që qeveria të veprojë në mënyrë decizive, me dijen se bërja e lëshimeve të mëtejshme regjimit vetëm sa do të sjellë më shumë padrejtësi për popullin iranian dhe më shumë akte kriminale e terroriste. Për BE-në, kjo duhet të nënkuptojë ndërmarrjen e një politike të rreptë, duke përfshirë etiketimin e MOIS dhe IRGC si entitete terroriste, siç ka thënë Znj. Rajavi, tërheqjen e statusit ligjor për të gjithë agjentët e regjimit në Europë, dhe reduktimin, reduktimin dramatik të nivelit të marrëdhënieve diplomatike deri sa regjimi të demonstrojë angazhimin e tij për të mos kryer më veprimtari terroriste.

Për administratën Biden, shpallja fajtor e Assadi-t dhe bashkëpunëtorëve të tij duhet të peshojë shumë rëndë në rishikimin e politikës ndaj Iranit. Ky akt terrorizmi shtetëror duhet të ketë një efekt kthjellimi. Ai duhet t’i japë fund çdo lëvizjeje për t’i ringjallur politikat e paqësimit të së shkuarës dhe të eliminojë çdo nostalgji të rreme për punën me Ministrin e Jashtëm Zarif si një ndikim i moderuar brenda regjimit. Kjo pasi ai, pa asnjë dyshim, ka qenë në dijeni të sulmit të mbetur në tentativë nga operativët e MOIS që punonin në shërbim të tij. Dhe them “pa asnjë dyshim” sepse tentativa për të hedhur në erë grumbullimin e Parisit përputhet me modelin e përdorur shpesh të përdorimit të ambasadave e diplomatëve të stacionuar në Europë e gjetkë për të planifikuar dhe ekzekutuar operacione terroriste.